Në Sarandë burgu kthehet në fshat, banorët dëshmitarë të dhunës së diktaturës (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Sarandë burgu kthehet në fshat, banorët dëshmitarë të dhunës së diktaturës (Film)

15:00 | 01/06/2018
në Uncategorized
0

Në Shën Vasil, një fshat i vendosur buzë rrugës nacionale 15 kilometra larg Sarandës, banorët ende jetojnë mes rrënojave dhe kujtimeve të burgut dhe ish-kampit famëkeq të punës gjatë periudhës së regjimit komunist.

Shtëpinë e Andon Gjonit në këtë fshat e vizitojnë herë pas herë ish-të burgosur politikë dhe familjarë të tyre. Kulla e dikurshme e rojës së burgut gjendet në oborrin e shtëpisë së tij, ndërsa vetë shtëpia ishte dikur dhoma e takimeve të familjarëve me të burgosurit.

Vitet e fundit të diktaturës Andoni shërbeu si ndihmës i të atit dhe së bashku transportonin me kafshë ngarkese ujë të pijshëm për burgun. Banorët edhe pse jashtë mureve ishin dëshmitarë të torturave dhe vrasjeve të shpeshta të të burgosurve.

“Kur kam ardhur dikur këtu, një i burgosur doli nga pjesa që tashmë është shtëpia ime, me barkun e çarë. Kur e kam parë që i kanë dalë zorrët jashtë, jam tmerruar dhe nuk vija më këtu”, tregon Andon Gjoni.

Shumë prej mjediseve të dikurshme të burgut si fjetorja e ushtarëve, mensa, komanda përfshi edhe qelitë e të burgosurve janë kthyer në shtëpi banimi të rrethuara nga rrënoja për të cilat historia mbetet e mjegullt. Andoni thotë se me punën e të burgosurve u punuan e mbollën me pemë frutore e ullinj gjithë kodrat që rrethojnë Shën Vasilin.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Biruca ka qenë pas shtëpisë sime. Ambienti që unë kam sot, kanë qenë dhomat e takimit të burgut. Këtu kanë qenë 1670 persona. E këputën fshatin nga burgu. Ka qenë një postbllok ushtarak”, thotë Gjoni.

Në pjesën e pasme të godinës, që tani është banesa e Andon Gjonit, gjenden gjurmë të qelive e ndëshkimit të të burgosurve. Ende duket qartë se përmasat e qelisë nuk e lejonin të burgosurin të ulej apo shtrihej dhe izolimi në qeli të tilla ishte mes formave më tipike të torturës brenda kampit.

Në Shën Vasil vuajtën dënimin, torturat dhe punën e detyruar shumë intelektualë disidentë të kohës përfshi at Zef Pllumbin, poetin Havzi Nela e shumë të tjerë.

 

Etiketa: burgfshatSarandë

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ajola dhe Erion Veliaj në pritje të bebes së parë

Ajola dhe Erion Veliaj në pritje të bebes së parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –

19:45 | 03/02/2026
SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

19:35 | 03/02/2026
Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –

19:31 | 03/02/2026
Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete

19:17 | 03/02/2026
Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –

18:33 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –
  • SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –
  • Spiropali hyn në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Asistenti Special i Trump, biseojnë për Bordin e Paqes –
  • Salianji ‘këshillon’ Berishën për ‘Territorialen’: O zotërinj, shkoni në Komision me propozime konkrete
  • Dosja “KURUM”/ Analizat laboratorike zbuluan përmbajtjen e rrezikshme të 2800 ton mbetjeve –
  • Ndryshimin nuk e shmangin dot as ata që PD duan ta mjelin si lopë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Benzema del me deklaratë pas përpjekjeve të Ronaldos për ta bllokuar transferimin e tij te Al-Hilali –
  • SHBA-ja rrëzon një dron iranian që po i afrohej një aeroplanmbajtëseje amerikane –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com