Përgatitjet për Botërorin nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë për Argjentinën pasi kombëtares albiçeleste do t’i duhet të bëjë pa një tjetër futbollist, i cili u dëmtua gjatë stërvitjes.
Pak ditë më parë përfundoi ëndrra e portierit Sergo Romero, i cili për shkak të një problemi në gju nuk do të udhëtojë në Rusi. Së fundmi, të njëjtin fat ka pësuar Manuel Lanzini, futbollist i cili aktivizohet me West Ham në “Premier League”.
25-vjeçari është dëmtuar rëndë në gju, duke këputur ligamentin. Tani ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrje dhe kthimi në fushën e gjelbër në rastin më të mirë do të jetë në fund të këtij viti.