Në mbështetje të mbrojtjes së qendrës kulturore Dea në Ksamil – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në mbështetje të mbrojtjes së qendrës kulturore Dea në Ksamil

17:43 | 26/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Mal Berisha

Po ndjek me pikëllim dhe me shqetësim prej qytetari dhe njeriu të kulturës atë që po ndodh me Qendrën Kulturore DEA në Ksamil!

Qendra Kulturoe DEA është një KËSHTJELLË E KULTURËS SHQIPTARE e ngritur me gurët shqiptarë të talentit, patriotizmit, mundimit, sakrificës, vuajtjes, përkushtimit, dhe privimeve personale e familjare. Është ngritur me shpenzime bazike që i duhen familjes dhe që janë vënë në atë KËSHTJELLË e cila gjëndet pranë monumentit tonë arkeologjik më të madh në Rajon: Butrintit dhe ballë për përballë me Greqinë.

Read more

Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –

Kështjellat janë kështjella dhe nuk merren aq lehtë. Kështjellat tona nuk i ka marrë dot armiku ndonjëherë as me topa as me ushtri…por, fatkeqësisht, kur i ka marrë, i ka marrë me tradhëti, duke iu helmuar ujin me dorën e tradhëtarëve.

Dhe ju të dashur DIZDARË, jeni në rrethim. Asnjë ushtri mediokrish anti- kulturë dhe anti-shqiptarë nuk e marrin dot atë KËSHTJELLË.

Dhe nëse e marrin me mjetet e tradhëtisë, ndërprerjen e ujit, dritave dhe sulmet me falangat e krimit, nuk jeni ju të humburit, madje as ata që e marrin nuk do të jetë fitimtarë çfarëdo hoteli pesë yjesh të ndërtojë aty! E humbur është kultura jonë shqiptare të cilës ju i keni dhënë aq shumë.

Unë jam dëshmitar i punës që bëhet në atë qendër. Kam lekturuar vetë! Jam dëshmitar që atë punë e ka vënë në emisionet e veta kanali më i madh televiziv në Botë – BBC WORLD.

E kam vizituar atë qendër dhe jam mahnitur me punën që behet aty për edukimin e talenteve të reja dhe sa e sa aktivitete me vlera kombëtare. Aty ka bibliotekë që shumë qytete sot nuk  e kanë. Aty ka salla shfaqjesh me piano dhe paisje të blera me para pensionstësh. Njësoj si Muzeu SOLOMONI në Berat, ku një mësues i thjeshtë vuri pensionin e vet për të ngritur një muze që e viziton tërë bota hebraike, sot Dizdarët e ngritën Dean. Dhe rrënuesit e kulturës mburren me rritje të turistëve që vijnë nga Izraeli edhe pse vetë nuk kanë vënë qoftë edhe një llampë në të.

Nuk është nevoja të flas për veprën e Limoz Dizdarit, pasi ajo është në partiturë, në inçizime, në radio dhe në disqet tona që i dëgjojmë çdo ditë.

Si një shqiptar që ka pasë nderin të përfaqësojë Shtetin Shqiptar në Britaninë e Madhe, dëshmoj me përgjegjësi se Alda Dizdari, njëra nga vajzat e tij që qan për atë masakër që po i bëhet asaj qendre, me veprën e saj muzikore – interpetimin e veprave të kompozitorit më të madh anglez të të gjitha kohërave, Edward Elgar është sot artistja që ia ndrit emrin Shqipërisë në atë vend mik ku jetojnë mbi 100.000 shqiptarë. Janë me dhjetra e më shumë violinistët britanikë, të cilët do ta kishin ëndërr të kishin një inçizim të veprës violinistike të kompozitorit të tyre Elgar. Por jo!



Atë ua dhuron artisja jonë me renome evropiane Alda Dizdari. Alda që lamenton, vajton, dhe lutet që mos të prishet qendra Dea, qendra që e ngriti bashkë me prindërit dhe motrat me aq përkushtim.

I ftoj tërë njerëzit e kuturës së vendit tonë dhe të Kosovës, që e vizitojnë Ksamilin jo vetëm për detin dhe rërën, por edhe për atë qendër të rëndësishme të identiteti tonë kombëtar mu në buzë të kufirit me Greqinë, t’i bashkohemi nismës për mbrojtjen e këaj qendre.

Një popull që lejon qeverinë e vet të shkatërrojë veprat e tij kulturore të ngritura me kaq mund e sakrifica, nuk meriton të konsiderohet i qytetëruar.

Le të mos e lemë kombin tonë të bjerë aq poshtë sa të vertetojë tezën anti-shqiptare, se në jemi barbarë!

Etiketa: ksamilMal BerishaQendra kulturore Dea

Të Lidhura

Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

nga 27
13:32 | 05/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish në mbështetje të Ilir Metës, i cili disa ditë më parë...

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

nga 27
13:28 | 05/05/2026
0

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin vjetor për Malin e Zi, në të cilin vendi cilësohet...

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

nga 27
13:26 | 05/05/2026
0

Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin vjetor për Malin e Zi, në të cilin vendi cilësohet...

Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –

Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –

nga 27
13:18 | 05/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, duke e akuzuar...

Para
Punësim në Gjermani, Ambasada tregon detajet si duhet aplikuar për vizë

Mbyllet votimi në Gjermani, dalin rezultatet paraprake për parlamentin e ri

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –

13:32 | 05/05/2026

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

13:28 | 05/05/2026

Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

13:26 | 05/05/2026
Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –

Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –

13:18 | 05/05/2026
Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –

Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –

13:12 | 05/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –
  • Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –
  • Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –
  • Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –
  • Ministri i Jashtëm të japë dorëheqjen për fyerjet ndaj shqiptarëve, dje mashtroi hapur për raportin IBAR –
  • PD angazhohet për të plotësuar çdo rekomandim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet –
  • Mali i Zi është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com