Në mbështetje të mbrojtjes së qendrës kulturore Dea në Ksamil – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në mbështetje të mbrojtjes së qendrës kulturore Dea në Ksamil

17:43 | 26/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Mal Berisha

Po ndjek me pikëllim dhe me shqetësim prej qytetari dhe njeriu të kulturës atë që po ndodh me Qendrën Kulturore DEA në Ksamil!

Qendra Kulturoe DEA është një KËSHTJELLË E KULTURËS SHQIPTARE e ngritur me gurët shqiptarë të talentit, patriotizmit, mundimit, sakrificës, vuajtjes, përkushtimit, dhe privimeve personale e familjare. Është ngritur me shpenzime bazike që i duhen familjes dhe që janë vënë në atë KËSHTJELLË e cila gjëndet pranë monumentit tonë arkeologjik më të madh në Rajon: Butrintit dhe ballë për përballë me Greqinë.

Read more

Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE –

Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon –

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh –

Metën e kanë harruar edhe deputetët e tij, i vetmi që e ka mbrojtur është Berisha –

Kështjellat janë kështjella dhe nuk merren aq lehtë. Kështjellat tona nuk i ka marrë dot armiku ndonjëherë as me topa as me ushtri…por, fatkeqësisht, kur i ka marrë, i ka marrë me tradhëti, duke iu helmuar ujin me dorën e tradhëtarëve.

Dhe ju të dashur DIZDARË, jeni në rrethim. Asnjë ushtri mediokrish anti- kulturë dhe anti-shqiptarë nuk e marrin dot atë KËSHTJELLË.

Dhe nëse e marrin me mjetet e tradhëtisë, ndërprerjen e ujit, dritave dhe sulmet me falangat e krimit, nuk jeni ju të humburit, madje as ata që e marrin nuk do të jetë fitimtarë çfarëdo hoteli pesë yjesh të ndërtojë aty! E humbur është kultura jonë shqiptare të cilës ju i keni dhënë aq shumë.

Unë jam dëshmitar i punës që bëhet në atë qendër. Kam lekturuar vetë! Jam dëshmitar që atë punë e ka vënë në emisionet e veta kanali më i madh televiziv në Botë – BBC WORLD.

E kam vizituar atë qendër dhe jam mahnitur me punën që behet aty për edukimin e talenteve të reja dhe sa e sa aktivitete me vlera kombëtare. Aty ka bibliotekë që shumë qytete sot nuk  e kanë. Aty ka salla shfaqjesh me piano dhe paisje të blera me para pensionstësh. Njësoj si Muzeu SOLOMONI në Berat, ku një mësues i thjeshtë vuri pensionin e vet për të ngritur një muze që e viziton tërë bota hebraike, sot Dizdarët e ngritën Dean. Dhe rrënuesit e kulturës mburren me rritje të turistëve që vijnë nga Izraeli edhe pse vetë nuk kanë vënë qoftë edhe një llampë në të.

Nuk është nevoja të flas për veprën e Limoz Dizdarit, pasi ajo është në partiturë, në inçizime, në radio dhe në disqet tona që i dëgjojmë çdo ditë.

Si një shqiptar që ka pasë nderin të përfaqësojë Shtetin Shqiptar në Britaninë e Madhe, dëshmoj me përgjegjësi se Alda Dizdari, njëra nga vajzat e tij që qan për atë masakër që po i bëhet asaj qendre, me veprën e saj muzikore – interpetimin e veprave të kompozitorit më të madh anglez të të gjitha kohërave, Edward Elgar është sot artistja që ia ndrit emrin Shqipërisë në atë vend mik ku jetojnë mbi 100.000 shqiptarë. Janë me dhjetra e më shumë violinistët britanikë, të cilët do ta kishin ëndërr të kishin një inçizim të veprës violinistike të kompozitorit të tyre Elgar. Por jo!



Atë ua dhuron artisja jonë me renome evropiane Alda Dizdari. Alda që lamenton, vajton, dhe lutet që mos të prishet qendra Dea, qendra që e ngriti bashkë me prindërit dhe motrat me aq përkushtim.

I ftoj tërë njerëzit e kuturës së vendit tonë dhe të Kosovës, që e vizitojnë Ksamilin jo vetëm për detin dhe rërën, por edhe për atë qendër të rëndësishme të identiteti tonë kombëtar mu në buzë të kufirit me Greqinë, t’i bashkohemi nismës për mbrojtjen e këaj qendre.

Një popull që lejon qeverinë e vet të shkatërrojë veprat e tij kulturore të ngritura me kaq mund e sakrifica, nuk meriton të konsiderohet i qytetëruar.

Le të mos e lemë kombin tonë të bjerë aq poshtë sa të vertetojë tezën anti-shqiptare, se në jemi barbarë!

Etiketa: ksamilMal BerishaQendra kulturore Dea

Të Lidhura

Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE –

Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE –

nga 27
13:23 | 06/02/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Rama po kërcënon procesin jetik të integrimit të Shqipërisë në...

Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon –

Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon –

nga 27
13:05 | 06/02/2026
0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me zyrtarizimin e ish-deputetit Dashnor Sula në krah...

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh –

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh –

nga 27
12:55 | 06/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Arbrit, pranë tunelit të Murrizit, ku një kamion është përplasur me...

Metën e kanë harruar edhe deputetë e tij, I vetmi që e ka mbrojtur është Berisha –

Metën e kanë harruar edhe deputetët e tij, i vetmi që e ka mbrojtur është Berisha –

nga 27
12:45 | 06/02/2026
0

“Në tetë muaj burg, Ilir Metën e harruan dhe deputetët e tij”, kështu u shpreh Monika Kryemadhi gjatë intervistës në...

Para
Punësim në Gjermani, Ambasada tregon detajet si duhet aplikuar për vizë

Mbyllet votimi në Gjermani, dalin rezultatet paraprake për parlamentin e ri

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE –

Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE –

13:23 | 06/02/2026
Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon –

Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon –

13:05 | 06/02/2026
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh –

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh –

12:55 | 06/02/2026
Metën e kanë harruar edhe deputetë e tij, I vetmi që e ka mbrojtur është Berisha –

Metën e kanë harruar edhe deputetët e tij, i vetmi që e ka mbrojtur është Berisha –

12:45 | 06/02/2026
Metën e kanë harruar edhe deputetë e tij, I vetmi që e ka mbrojtur është Berisha –

Metën e kanë harruar edhe deputetë e tij, I vetmi që e ka mbrojtur është Berisha –

12:43 | 06/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE –
  • Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon –
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh –
  • Metën e kanë harruar edhe deputetët e tij, i vetmi që e ka mbrojtur është Berisha –
  • Metën e kanë harruar edhe deputetë e tij, I vetmi që e ka mbrojtur është Berisha –
  • Mjaftuan vetëm disa orë shi, për të shndërruar rrugët e Durrësit në lumenj të vegjël –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE –
  • Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com