Në kujtim të 75 vjetorit të genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, vijojnë aktivitetet e organizuar nga Shoqata Çamëria dhe Partia Drejtësi, Intregrim dhe Unitet.
Mbrëmjen e sotme, shqiptarët e Çamërisë së bashku me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi kanë ndezur nga një qiri të cilët kanë ndriçuar liqenin artificial të Tiranës.
Kujtojmë se në kuadër të Javës Çame janë planifikuar një sërë aktivitetesh të cilat po zhvillohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.
https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/645795255938954/