• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në këto zgjedhje PDIU garoi, garoi, ofroi dhe… A fitoi? A humbi PDIU?

15:30 | 26/07/2017
në Opinion
0

Nga Halil Hyseni

Populli zgjodhi. U numëruan votat. U shpallën fituesit, humbësit iu kthyen halleve brenda shtëpisë. Në këto zgjedhje PDIU garoi, garoi, ofroi dhe… dhe mblodhi numra. A fitoi? A humbi PDIU? Në gjuhën e sertë të matematikës, 76000 votat e marra çertifikojnë rritjen e PDIU. Votat e fituara, të fituara vetëm, të mbrojtura me gjysmë numëruesi për çdo tavolinë dhe të noteruara siç mundën nga kundërshtarët e vet elektoralë e konfirmojnë qartësisht dhe pa mëdyshje PDIU si forcë të katërt. Edhe ulëset e fituara në parlament e çertifikojnë të katërtën.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Numrat ia mundësojnë drejtqëndrimin, por PDIU është kërrusur. Në numrat e saj mungon valenca, në përfaqësimin e saj po ashtu. Humbëm thelbin e përfaqësimit. Tak Çomi, Shpëtimi, Mesila u mpakën nën peshën e rëndë të vlerave që ata promovuan. Ata nuk fituan. Tak Çomi, Shpëtimi, Mesila zyrtarisht humbën e nuk përfaqësojnë në Kuvend as njerëzit dhe as vlerat që ata mbrojtën. Populli nuk i përzgjodhi, po vlerat që ata promovuan dhe mbrojtën, a u votuan? A u votua atdhedashuria, familja, besimi në Zot, a u votua vota e barabartë e qytetarëve të lirë? Atdhedashuria, ishte dhe është njëra prej vlerave që PDIU ka promovuar.

Krijuar, me ADN patriotike, kjo parti ngelet drangull pa të. Jo vetëm Çështja Çame (kombëtare, siç edhe Kryeministri e ka cilësuar), jo vetëm aspirata për bashkim kombëtar, po deri edhe oferta e PDIU për riformatim të trenerimit ushtarak, edhe kërkesa për institucionalizim të solemnitetit të betimit ndaj atdheut, për çdo person që arrin moshën madhore, mbeten tregues dhe katalizatorë për rritje të atdhedashurisë. Tahir Muhedini, pinjoll nga derë e parë paramthiote, patriot dhe bir patriotësh u nxor në korsinë e rezervës. Bashkë me Takun, zëdhënës dhe i prokuruar i tyre, në rezervë dolën edhe të 28 familjarët e tij, vrarë nga dorë e dushmanit, vrarë sepse nuk ndërruan kombësi. Taku nuk u votua, u mënjanua dhe PDIU.

Avokatja e Çështjes Çame e fillon përfaqësimin nga Shkumbini e sipër. Sinor i nëmur. E nëse nuk u votua një patriot, a u votua patriotizmi? Besimi në Zot, ishte dhe mbetet një tjetër vlerë, bashkëshoqëruese, e më së shumtëve anëtarë dhe votues të PDIU, qartësisht dëshmuar edhe nga kryetari i saj. I vetmi kryetar i një partie elektorale që praktikon hapur e paqësisht besimin e tij. I keni parë, politikanët, ku munden e sa munden shtrojnë iftarre pas nginjës dhe, sfilojnë ndër festa fetare. Shpëtimi është ndër të rrallët që e shtron iftarin hallall. Ai beson.

Rroj me gjynahet e mia, e nuk synoj si ai, por të besosh, apo të respektosh atë që beson është vlerë, pavarësisht në ç’formë i lutet Zotit. Në ditët e mia të mënxyrta trokita për ndihmë në Selinë e Shenjtë, në spitalin Bambin Gesù, në Vatikan, më duhej të plotësoja një formular, për të ndjerën, bijë time. Më duhet të deklaroja besimin. I shkolluar ateist, hezitova dhe ia kalova për plotësim time shoqeje, e cila pa ndroje e pa vonesë shënoi “myslimane”. Vështrimit tim kritikues, infermieria-motër iu përgjigj: “zotëri unë e jot’ shoqe jemi më pranë njëra-tjetrës, më pranë sesa ç’je ti me ne.”

Ne besojmë. Edhe Shpëtimi nuk përfaqëson më kënd në dhomë të përfaqësuesve të popullit. Nuk do të jetë aty, por a nuk është ai përfaqësuesi i qëlluar i një pjese të këtij populli, i kësaj popullate të shpërngulur pse s’ndërroi fe e atdhe. A nuk është ai përfaqësuesi i një shtrese që në Zot beson. Le ta lëmë Shpëtimin të mënjanuar. Duke përzgjedhur kështu a është lënë mënjanë, dhe pa përfaqësi kjo pjesë, e këtij populli? Po besimi në Zot a ngelet vlerë? Familjen e kemi gjetur të shenjtë, të lidhur nga një grua e një burrë, nën dashuri.

Kështu erdhëm e kështu i sollëm në jetë fëmijët tanë. Ruajtja e shenjtërisë së familjes ishte dhe është në themel të programit të PDIU. Mesila, në betejën e saj elektorale e vuri kryefjalë Familjen. Si kërrkush tjetër. Mesila e humbi betejën elektorale, po humbi dhe bastin me LGBT, gjithashtu. Ku po shkojmë? Çfarë po votohet? Devijimet ekzistojnë, edhe ato nga kohërat kanë ardhur, por kanë ngelur përherë periferi, kurrë në qoshk. Në vatër ka vend vetëm për zonjën, për zotërinë e saj, e fëmijët përreth. Zëri më i artikuluar në mbrojtje të familjes nuk u përzgjodh për përfaqësim.

A përbën më vlerë familja? Vota, vota e lirë, vota e barabartë është e garantuar nga Kushtetuta, në nenin 45 të saj. Vetë Kushtetuta na mëson se prevalon ndaj kujtdo kodi, ligji a norme tjetër. Po nuk është tamam kështu. Edhe Kushtetuta gënjen. Vota, liria dhe barazia e saj nuk janë më vlera, se vlerat janë të shenjta dhe nuk cënohen. Kushtetuta gënjen, vërtet një votë është e barabartë me një tjetër votë, por ama në Tiranë, në këto zgjedhje 11140 vota të PS janë më të mëdha se 12439 vota të PDIU.

Populli votoi dhe foli për emra, për programe, foli për vlerat. U numëruan votat, nominalisht u deklaruan fituesit dhe humbësit. Po vlerat si u vlerësuan? A mbeten vlera, Vlerat? Populli nuk gjykohet, sërish vlerat shtrihen tej hapësirave kohore të kësaj gjenerate.

Etiketa: ADN patriotikefamiljaHalil HyseniPDIUvlera

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Enea Jogji e “bën rrugë” pjesëmarrjen në Europë

Enea Jogji e “bën rrugë” pjesëmarrjen në Europë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com