Në kërkim të Utopisë apo bashkëshortit me vlera? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në kërkim të Utopisë apo bashkëshortit me vlera?

13:24 | 23/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Isida Muço

Kosova është një nga vendet më proamerikane të botës dhe kjo për arsyen e thjeshtë sepse SHBA-të cliruan Kosovën nga regjimi serb i Milloshevicit. Megjithatë, në një ndryshim të madh në këtë vend me shumicë laike, radikalizmi islamik ka gjetur shtrirje të madhe mes të rinjve.

Nuk janë vetëm djem ata që i janë bashkuar ISIS-it, por janë mbi 40 gra nga Kosova, të lindura kryesisht gjatë viteve ’90, që I janë bashkuar kësaj organizate të rrezikshme ndërkombëtarisht.

Read more

Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2026 –

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

Është relativisht shumë e lehtë dhe pa kosto të madhe për cdo kosovar që të shkonte deri në zonën e konfliktit ku vepron ISIS. Turqia ishte ndalesa e parë. Mjaftojnë vetëm 70 minuta fluturim për të shkuar nga Tirana, Prishtina dhe Shkupi në Stamboll dhe linjat e avionëve fluturojnë cdo ditë në këtë destinacion. Pasi arrihet në Stamboll është e lehtë dhe shumë lirë të marrësh autobuzin për në jug të vendit në kufi me Sirinë. Nga atje me shumë lehtësi ose me pak njohje në bashkëpunim me grupet e “pritjes” së xhihadistëve kapërcehet lehtësisht kufiri në jug-lindje të Turqisë.

Ekspertët e sigurisë në Kosovë thonë se shumica e grave kosovare që janë bashkuar me ISIS, e kanë bërë për të ndjekur bashkëshortët e tyre që kanë dashur të luftojnë, si psh: Laura Hyseni, pork a edhe gra të pavarura që kanë shkuar për arsyet e tyre, duke menduar se janë në një mision të shenjtë. “ Gratë në këtë grup kërkojnë të kontribojnë në mënyrë aktive në konfliktet dhe ato janë shumë të prekura nga qarqet e rekrutimit”, deklaron Florin Qehaja nga Qëndra e Kosovës për Studime të Sigurisë.

Usama Hasan, ekspert i Radikalizmit dhe kerkues, Fondacioni “Quilliam” Londer. https://balkaninsight.com/2016/01/26/feë-but-fanatical-the-kosovo-ëomen-ëho-go-over-to-isis-01-22-2016/

http://www.qkss.org/sq/Raportet/Zberthimi-i-pergjigjes-se-Kosoves-ndaj-te-kthyerve-nga-zonat-e-lufte-ne-Siri-dhe-Irak-1310

Një nga websitet dhe llogaritë e hapura online në Instagram “të_huajt” poston cdo ditë mesazhe propagandistike në gjuhën shqipe. Nëndega e saj quhet GURABA KOSOVA, ku përhapen mesazhet radikale islamike dhe bëjnë cdo ditë një raport të hollësishëm të luftëtarëve të huaj me origjinë nga trevat shqiptare.

Zbulimi i vajzave të reja që iu bashkuan ISIS-it apo grupeve të tjera radikale në Siri kanë tronditur familjet e tyre. Shumica e prindërve të tyre thonë se nuk e dinin qëllimin dhe se janë të tmerruar nga ikja e tyre.

Historia e Laura Hyseni:

Laura ishte një adoleshente tipike, dilte me shoqet në kafene dhe bare dhe nuk I shkaktonte telashe prindërve të saj me mendjen e hapur që kishte. “Ajo vishej njësoj si moshataret e saj, në disa raste me minifunde apo xhinse trendi. Ajo ishte shumë modern”, thotë Faik Uksmajli,djali i të cilit u martua me Laurën.

Lotët i rrjedhin nëpër faqe teksa kujton i ulur në shtëpinë e tij në Nerodime të Epërme, një fshat i vogël në rrafshnaltën bijqësore që rrethon qytetin e tretë më të madh në Kosovë, Ferizaj. Jo shumë larg prej aty gjendet baza kryesore e ushtrisë amerikane në Kosovë, Kampi “Bondsteell”. Uksmajli tregon se djemtë e tij Arbnori dhe Alberti më i vogël ishin të shoqërueshëm dhe të hapur njësoj si Laura, por më pas të treve dicka ndryshe u ndodhi në vitin 2013-2014. “Brenda vetëm pak muajsh, hoxha i fshatit dhe bashkëshortja e tij ua shpërlanë trurin fëmijëve tanë”, thotë ai. “Ata u bënë myslimanë striktë dhe u shkëputën nga miqtë dhe rrethi i tyre. Arbnori rriti mjekrën, veshi pantallona trecerekëshe dhe fliste vazhdimisht për al-Shamin( emri fetar për tokën në Siri, Liban, Jordani, Palestinë dhe Izrael). Laura, në të 20-at dhe nëna e dy fëmijëve, u fsheh pas një ferexheje të zezë nga koka te këmbët, duke u mbyllur në dhomën e saj e duke komunikuar shumë rrallë me të tjerët. “ Krejt papritur ajo nisi të refuzojë t’u japi dorën të afërmve”, vijon rrëfimin Uksmajli. “Unë nuk i njihja më fëmijët e mi. Ata flisnin për të ndihmuar vëllezërit e tyre në Siri dhe thanë se myslimanët e vërtetë jepnin gjithcka për fenë. Unë u shqetësova shumë kur ata thanë Kampi “Bonsteel” duhej të bombardohej. U përpoqa t’ua shpjegoj fëmijëve të mi se Amerika e ka ndihmuar Kosovën”, shton ai. “Por, shpejt e kuptova…ata po planifikonin të shkonin në Siri. I dëshpëruar për t’i ndaluar, shkova në stacionin e policisë duke i kërkuar ndihmë, por policia e Kosovës nuk bëri asgjë. Fëmijët e mi arritën të shkonin në Turqi dhe më pas të kalonin pa problem kufirin për në Siri. Sot Laura është 26 vjec.

Nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës bëhet me dije se deri më datë 20 prill 2019 në vend u kthyen 110 shqiptarë nga Siria, prej tyre 32 gra dhe 74 fëmijë, që u dërguan në Qëndrën e Azilkërkuesve në Vranidoll, Prishtinë. Por, deri këtu mund ta quajmë fillimin e punës.

Dritan Demiraj, Kolonel dhe njohës shumë i mirë i cështjeve të tilla shprehet se institucionet e Kosovës nuk e kanë trajtuar me seriozitet terrorizmin islamik në nivel shtetëror. Ai thekson se në një document top secret të Serbisë shpjegohet skenari se si Serbia synon ta rikthejë Kosovën në një vend që të krahasohet dhe identifikohet me qytetet ku aplikohet ekstremizmi dhe radikalizmi islamik, sic janë Kandahari, Anbari, Bendozi etj..

Dështim qeveritar e cilëson edhe Skënder Jashari, teksa pohon se sipas statistikave, investigimeve dhe hetimeve është provuar se 81% e terroristëve të ISIS janë indoktrinuar, financuar dhe dërguar në zonat e konfliktit nga hoxhallarët salafistë. https:// www.un.org/en/counterterrorism/assets/ing/Report_Final_20170727.pdf

Ndërkohë thelbësore për këto gra mbetet ri-integrimi i tyre pas kthimit nga zonat e luftës. Mjekë psikiatër thonë se nga seancat fillestare të psikoterapive bërë me fëmijët dhe gratë e kthyera, shihet qartë shenja e PTSD-së (Crregullimi i Stresit Post-Traumatik). Zakonisht shenjat e para nisin të bëhen më të dukshme dhe konkrete pas 6 muajsh dhe mund të zgjasin deri në 5 vite. Ky do të jetë një process i gjatë.

Kolonel Demiraj shkon më tej duke evidentuar rrezik atë se gratë e ISIS do të rikrijojnë “Familje ISIS-ASH” në Kosovë. Z.Demiraj pohon se strategët e luftës kundër terrorizmit, ekspertë ushtarakë apo diplomat të Inteligjencës tërheqin vëmendjen se në rastin e shkatërrimit të grupeve terroriste, pjesëtarët e tyre do të shpërndahen nëpër vendet e origjinës, ku pasi të “akomodohen” do të nisin planifikimin dhe ekzekutimin e sulmeve terroriste. Në bazë të përqindjes së përgjithshme të popullsisë, Kosova është e para sa i përket numrit të luftëtarëve në raport me popullsinë dhe sipërfaqen e territorit në Evropë.

Etiketa: Isida MuçoKosovaLaura HyseniNë kërkim të Utopisë apo bashkëshortit me vlera?SHBAVendet proamerikane

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:48 | 14/01/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.3 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026 –

nga 27
07:34 | 14/01/2026
0

DASHI  Je përsëri në qendër të vëmendjes. Marsi të bën luftarak, por ki kujdes të mos e shndërrosh këtë energji...

Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2026 –

nga 27
07:28 | 14/01/2026
0

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me...

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

nga 27
23:36 | 13/01/2026
0

momentin kur Altin Ndoci shoqërohet për në spitalin e Durrësit. Në video duket mungesa e masave të sigurisë në këtë...

Para
SHBA i jep Kinës 3.7 milionë dollarë për eksperimente në laboratorin e Wuhan-it, aty ku virusi ka origjinën

Misteri/ A punonte "pacienti zero" në laboratorin kinez dhe ç’thonë shkencëtarët?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:48 | 14/01/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026 –

07:34 | 14/01/2026
Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2026 –

07:28 | 14/01/2026
Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –

23:36 | 13/01/2026
(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

(VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –

22:44 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 14 janar 2026 –
  • Del tjetër video e Altin Ndocit/ Momenti kur hyn në spital pa pranga, shoqërohet nga vetëm një efektiv –
  • (VIDEO) A u përfshinë efektivët në arratisje? Momenti i arratisjes së Altin Ndocit –
  • “Nuk e kam njohur më parë Pavlin Prekën”, 13-vjeçarja dëshmon pas vrasjes së të riut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 14 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 14 Janar 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com