Policia ka arrestuar dy të rinj pasi ishin shpallur në kërkim për një vrasje të mbetur në tentative.
Ngjarja ku mbeti i plagosur Saimir Nikolla ndodhi në 28 shtator të këtij viti, në lagjen SMT, Lezhë, tek “Ura e Cenit” në Lezhë.
Në kuadër të operacionit policor “Dajçi” u arrestuan shtetasit Kristian Ndoci, 25 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” dhe Kristian Petoku, 25 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull, Lezhë, i dënuar më parë, person në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.