• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta mesazh nga Kalabria: Botën e çojnë përpara njerëzit me personalitet të fortë

10:39 | 08/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në rajonet e banuara nga arbëreshët në Kalabri dhe Pulja.

Meta vizitoi fillimisht Bashkinë e Plataçit (Pllatën), ku pati një takim të përzemërt me përfaqësues të shumtë të komunitetit arbëresh, dhe mandej mori pjesë dhe përshëndeti konferencën “Antonio Gramshi – I linduri arbëresh”, të organizuar nga pushteti vendor në bashkëpunim me Institutin “MeMe” (Mezzogiorno- Mediterraneo). Gjatë fjalës së tij

Lexo edhe

Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

Vrasja në Maliq, ja kush është viktima (Emri)

E fundit/Vritet me thikë një person në Maliq

Presidenti tha se botën e çojnë përpara njerëzit me personalitet të fortë.

Pjesë nga fjala e Presidentit

Një falënderim të veçantë e kam, jo vetëm për autoritetet e bashkisë këtu dhe për mikun tim Mario Brunetti, por edhe për Institutin “Mezzogiorno Meditteranio”, që ka organizuar këtë takim. Jam shumë dakord me shqetësimet që ngriti kryetari për rëndësinë e zbatimit praktik të atyre ligjeve të mira që janë miratuar në Parlamentin Italian falë edhe kontributit të mikut tonë Brunetti dhe të shumë personaliteteve të tjera, në veçanti për mbrojtjen e gjuhës dhe të mbrojtjes së minorancave kulturore.
Besoj që në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë tuaj, por edhe me qeveritë rajonale ne do të arrijmë të bëjmë më shumë në këtë drejtim për zbatimin në praktikë të këtyre të drejtave sepse ekzistojnë të gjitha mundësitë. Për mua ka qenë gjithmonë kënaqësi se që nga Presidenti Mattarella, por edhe shumë personalitete të tjera italiane, sa herë kemi biseduar për komunitetin Arbëresh, kanë patur përherë një preokupim mjaft të sinqertë për të dhënë mbështetjen e tyre, për ruajtjen e kësaj pasuri të madhe kulturore, që është e përbashkët, si e Italisë edhe e Shqipërisë. Para pak kohe nën kujdesin tim, ne themeluam një forum “U’ jam Arbëresh”, për të angazhuar personalitete të të gjitha fushave, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, me qëllimin e mirë për të pasur në mënyrë permanente një program që adreson të gjitha këto shqetësime që ka dhe që ndesh, sidomos mbijetesa kulturore, gjuhësore dhe tradita arbëreshe. Qeveria shqiptare, ka miratuar një vendim për të ngritur ‘Qendrën e Studimeve Arbëreshe’, që është një lajm pozitiv. Unë, mendoj që do të kemi dhe shumë akte të tjera që, do të synojnë mbrojtjen e kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme shumë shekullore.

Do të kemi bashkëpunim edhe me qeverinë italiane dhe me shtetin Italian, për të bërë çdo gjë, që kjo trashëgimi e pasur kulturore të mbrohet nga UNESCO. Pata kënaqësinë të merrja pak muaj më parë librin e mikut tonë Mario Brunetti, për Antonio Gramshin, ‘Gramshi njeriu dhe miti’, një libër vërtet shumë emocionues, që nuk flet vetëm për mendimet, por dhe për idetë jashtëzakonisht progresive të Gramshit në atë kohë, shumë prej të cilave qëndrojnë edhe në kohën e sotme.

Është një libër që tregon karakterin e tij që e bënë këtë personalitet të jashtëzakonshëm edhe për ditët tona. Edhe pse Mussolini e burgosi me qëllim që ta kalbte në burgjet e fashizmit Gramshin dhe idetë e tij, ndodhi e kundërta. Mendimi i tij lulëzoi nga burgjet e fashizmit, ndërsa letrat e tij nga burgu u kthyen në një frymëzim, për të gjithë ata që kërkonin lirinë dhe të drejtat e tyre.
Sigurisht karakteri i fortë i Gramshit, vinte edhe për shkak të përkatësisë së tij arbëreshe. Plataçi ka meritën e vet, për arsye se personaliteti ndonjëherë ka shpesh një vlerë shumë të fortë, për t’i bërë idetë e pavdekshme.

Botën dhe njerëzimin i çojnë përpara njerëzit me personalitet të fortë, të cilët u rezistojnë presioneve sidomos atyre që vijnë nga pushteti, nga materializmi, nga paraja, nga interesat financiare. Sot jetojmë në presione nga më të mëdhatë, dhe një presion është ai që vjen nga globalizimi. E ndjejmë ne që jemi vende më modeste se Italia, por edhe Plataçi e ndjen, edhe Kalabria e ndjen, edhe Jugu i Italisë e ndjen. Prandaj duhet të bëjmë çdo gjë për të ruajtur traditat tona, zakonet tona.

Presioni kryesor i globalizmit është të jepemi pas momentit dhe të harrojmë identitetin, historinë dhe rrënjët tona. Por pa identitet, pa histori, pa rrënjë nuk ka të ardhme. Dhe besoj që ky është mesazhi më i mirë që mund të japim edhe këtu nga Plataçi dhe nga Kalabria. Gjithashtu dua të theksoj rëndësinë e madhe që ne i kushtojmë një marrëveshjeje midis Shqipërisë dhe qeverisë së Kalabrisë, për të gjallëruar marrëdhëniet tona me komunitetin arbëresh që jeton në Kalabri, në të gjitha fushat, jo vetëm në kulturë e arsim, por edhe në ekonomi, bujqësi, turizëm dhe teknologji. Besoj që shumë shpejt do të kemi një marrëveshje konkrete në të gjitha këto fusha dhe njëkohësisht do të bëjmë çdo përpjekje që të luftojmë pengesën kryesore që kemi për momentin, mungesën e një linje ajrore direkte fluturimi Tiranë-Lamecia, që jam i bindur që do t’i japë një shtytje shumë të fuqishme të gjitha shkëmbimeve tona njerëzore dhe ekonomike. Kam ardhur dje nga Tirana në Bari me avion në më pak se 30 minuta, por jam i bindur që një të ardhme të shpejtë do të vij nga Tirana në Lamecia për 45 minuta dhe kjo nuk është e rëndësishme vetëm për mua, por është e rëndësishme që të vijnë sa më shumë nga Shqipëria dhe sa më shumë nga Kalabria në Shqipëri.
Ne jemi të lumtur që sot kemi edhe një komunitet italian në Shqipëri. Kemi edhe një universitet italian në Shqipëri. Kemi shumë studentë italianë të cilët studiojnë në Shqipëri, sidomos për mjekësi, dhe duhet ta dinë të gjithë ata që e kanë të vështirë të studiojnë për mjekësi në Itali, që mund të studiojnë në Shqipëri dhe të marrin një diplomë të nivelit të lartë europian. Komuniteti italian në Shqipëri po rritet, ashtu sikurse komuniteti ynë i ri i viteve ‘90 po integrohet gjithnjë e më mirë në të gjithë Italinë. E vetmja gjë që është e sigurt, të cilës nuk ka se çfarë t’i bëjë globalizimi, është gjeografia. Shqiptarët dhe italianët kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë bashkë, edhe për shkak të gjeografisë, por edhe të historisë dhe gjithë këtyre lidhjeve njerëzore që kemi krijuar, kaq të forta. Të bashkuar ne do t’i përballojmë të gjitha sfidat, në mënyrë që të kemi një të ardhme shumë më të mirë e të ndritur për popujt tanë, për vendet tona, për fëmijët tanë, në Plataçi, në Kalabri, në Shqipëri. Ne kemi kaq shumë diell dhe duhet të kemi më shumë shpresë dhe duhet të punojmë më shumë për ta kthyer këtë shpresë për të rinjtë tanë. Edhe një herë faleminderit për mikpritjen e ngrohtë e të përzemërt!”

Etiketa: “U’ jam Arbëresh”KalabriaPresidenti Ilir MetaPresidenti Mattarellatrashëgimi e pasur kulturore

Të Lidhura

Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

nga
23:09 | 08/08/2022
0

Një gazetare amerikane ka zbuluar anë të tjera nga presidenca e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Fotografitë e reja...

Vetëvritet me armën e shërbimit polici në Delvinë

Vrasja në Maliq, ja kush është viktima (Emri)

nga 27
22:12 | 08/08/2022
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më para në Maliq, ku një 60-vjeçar është vrarë me thikë. Sipas burimeve...

E fundit/Vritet me thikë një person në Maliq

E fundit/Vritet me thikë një person në Maliq

nga 27
22:04 | 08/08/2022
0

Lajm në përditësim... Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Rembec të Maliqit. Mësohet se një person...

E rëndë/ Gomonia shkëputet nga makina, përplas një tjetër mjet

E rëndë/ Gomonia shkëputet nga makina, përplas një tjetër mjet

nga 27
21:49 | 08/08/2022
0

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur rreth orës 21:30 në Lezhë. Një gomone e cila po tërhiqej nga një makinë...

Para
Eksperti akuzon Artan Lamen: S’ka mbyllur legalizimet as në Ersekë, 28 ndërtime janë pa leje!

Eksperti akuzon Artan Lamen: S’ka mbyllur legalizimet as në Ersekë, 28 ndërtime janë pa leje!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm

Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm

23:30 | 08/08/2022
Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

23:09 | 08/08/2022
E rëndë, pacienti shqiptar kërcënon me armë mjekët e spitalit Psikiatrik

E rëndë, pacienti shqiptar kërcënon me armë mjekët e spitalit Psikiatrik

22:58 | 08/08/2022
Fqinji masakroi 60-vjeçarin në Maliq, policia jep detajet: Ja si nisi sherri

Fqinji masakroi 60-vjeçarin në Maliq, policia jep detajet: Ja si nisi sherri

22:41 | 08/08/2022
Zjarri shkrumboi mbi 30 banesa në Grudë, Berisha ndan pamjet e trishta:Turp, ndërhyrja…

Zjarri shkrumboi mbi 30 banesa në Grudë, Berisha ndan pamjet e trishta:Turp, ndërhyrja…

22:31 | 08/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm
  • Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete
  • E rëndë, pacienti shqiptar kërcënon me armë mjekët e spitalit Psikiatrik
  • Fqinji masakroi 60-vjeçarin në Maliq, policia jep detajet: Ja si nisi sherri
  • Zjarri shkrumboi mbi 30 banesa në Grudë, Berisha ndan pamjet e trishta:Turp, ndërhyrja…
  • Vrasja në Maliq, ja kush është viktima (Emri)

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gledis Nano “u tërheq veshin” policëve: Toleroni horra e trafikantë, nuk keni humanizëm
  • Trump, president i papërgjegjshëm, si i griste brenda në WC dokumentet sekrete

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com