Ishte shpallur në kërkim për “Shpërdorim detyre”, vetë-dorëzohet sot në polici Flamur Gjuzi, ish-kreu i ALUIZNI-t në Durrës.
Gjuzi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit edhe për dëmet e tërmetit të 26 Nëntorit.
Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në legalizimin dhe regjistrimin e disa pronave të paluajtshme. Në bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentat e pronësisë në zonën e bregut si dhe në zona të tjera te qytetit të Durrësit.