Në katër vitet e fundit janë mbyllur gati 7,300 biznese të vegjël me 1-4 të punësuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në katër vitet e fundit janë mbyllur gati 7,300 biznese të vegjël me 1-4 të punësuar

09:35 | 26/11/2020
në Kryesore
0

Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku konkurrenca sa vjen e po shtohet nga zinxhirët e mëdhenj të tregtimit dhe ku konsumi është në tkurrje.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i ndërmarrjeve me 1-4 të punësuar ka ardhur vazhdimisht në ulje që nga viti 2016. Në fund të 2019-s, në vend kishte 89.3 mijë biznese të vogla, nga gati 97 mijë që u shënua niveli rekord në 2016-n, me një rënie prej 7.5%, ose rreth 7300 subjekte më pak.

Në të kundërt, bizneset më të mëdha duket se po shkojnë drejt konsolidimit dhe rritjes. Numri i subjekteve me 5-9 të punësuar është rritur me gati 18% në periudhën 2016-2019, duke arritur në 7,472.

Read more

Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –

Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerëve në Shqipëri, maestro i Dinamos lë pas edhe ikonën Mirel Josa –

Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën –

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –

Më e fortë ka qenë rritja e sipërmarrjeve që kanë nga 10 deri në 49 të punësuar, që në katër vitet e fundit janë shtuar me 32%, duke arritur në 5,836.

Ndonëse në rritje, vendi ka shumë pak sipërmarrje të mëdha, që kanë mbi 50 punonjës. Numri i tyre është 1,429 në fund të 2019-s, me një zgjerim prej gati 25% në katër vitet e fundit.

Në total, numri i subjekteve në vend në 2019-n ishte 4% më i ulët se në 2016-n (rreth 4,400 sipërmarrje më pak), që ka ardhur tërësisht si rrjedhojë e mbylljes së të vegjëlve.

Pavarësisht rritjes së të mëdhenjve, subjektet e vogla me deri në 4 të punësuar janë mbizotëruese, duke përbërë 86% të ndërmarrjeve në vend. Ato janë të rëndësishme sidomos sa i përket punësimit, ku pjesa më e madhe janë të vetëpunësuar. Sipas INSTAT, në fund të 2019-s kishte 147 mijë të punësuar në këto ndërmarrje, ose gati 28% e punësimit në privat në total.

Subjektet me 5-9 të punësuar përbënin 7.2% të numrit të ndërmarrjeve në vend. Në to janë të punësuar 48 mijë punonjës, ose 9.1% e totalit.

Më e rëndësishme është pesha në punësim i sipërmarrjeve me 10-49 të punësuar, që kanë në listë pagesa rreth 115 mijë punonjës (gati 22% e totalit).

Ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar zënë 1.4% të totalit të subjekteve që ushtrojnë aktivitetin në vend, ndonëse këto të fundit janë të rëndësishme sa i përket qarkullimit vjetor dhe punësimit, me 220.5 të punësuar në vend, duke qenë më të rëndësishmit në vend në listëpagesat e subjekteve private.

Sipas INSTAT, Gjatë 2019, nga vrojtimi rezulton se ndërmarrjet me 50 e më shumë të punësuar japin kontributin kryesorë në ekonomi dhe realizuan 46,8% të shitjeve neto, 41,6% të të punësuarve gjithsej dhe 56,3% të investimeve edhe pse përbëjnë vetëm 1,4% të ndërmarrjeve aktive./Monitor

Etiketa: 7.300 biznese të vegjëlbizneset e voglainstat

Të Lidhura

Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –

Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –

nga 27
09:35 | 14/05/2026
0

Kryeministri i ri i Hungarisë, Péter Magyar, ka sinjalizuar një largim nga qasja e mëparshme miqësore me Moskën, pas një...

Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerëve në Shqipëri, maestro i Dinamos lë pas edhe ikonën Mirel Josa –

Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerëve në Shqipëri, maestro i Dinamos lë pas edhe ikonën Mirel Josa –

nga 27
09:15 | 14/05/2026
0

Dinamo ia doli që të triumfonte me shifrat 3-2 përballë Egnatias mbrëmjen e djeshme, në finalen e Kupës së Shqipërisë....

Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën –

Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën –

nga 27
08:59 | 14/05/2026
0

Në një ditë të ngrohtë dimri të shkurtit të vitit 2023, një anije-cisternë nafte që lundronte me emrin Grace Felix...

Nga nesër reduktohen autobusët urbanë në Tiranë, ja arsyeja…

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –

nga 27
08:21 | 14/05/2026
0

Nga fillimi i konfliktit në Iran çmimet e karburanteve në vend prej gati tre muajsh vijojnë të mbeten në nivele...

Para
9 shenjat që tregojnë se keni gjetur shpirtin binjak

Pas mini-dokumentarit të shkurtër, Rama ikën drejt Dubait

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –

Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –

09:35 | 14/05/2026
Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerëve në Shqipëri, maestro i Dinamos lë pas edhe ikonën Mirel Josa –

Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerëve në Shqipëri, maestro i Dinamos lë pas edhe ikonën Mirel Josa –

09:15 | 14/05/2026
Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën –

Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën –

08:59 | 14/05/2026
Nga nesër reduktohen autobusët urbanë në Tiranë, ja arsyeja…

Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –

08:21 | 14/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:03 | 14/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –
  • Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerëve në Shqipëri, maestro i Dinamos lë pas edhe ikonën Mirel Josa –
  • Nafta kontrabandë në gjirin e Durrësit, si tentoi Rusia të anashkalonte sanksionet dhe financonte luftën –
  • Çmimi i karburantëve/ Shoqatat e transportit kërkojnë zgjatjen edhe me 3 muaj të periudhës së kompensimit të naftës –
  • Këmbimi valutor 14 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Produktiviteti i bizneseve shqiptare është sa 23-29% e BE-së –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm –
  • Ilir Daja shpallet “mbret” i trajnerëve në Shqipëri, maestro i Dinamos lë pas edhe ikonën Mirel Josa –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com