Në Ibrik Tepe, Trakë, në gjurmët e Theofan Stilian Nolit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Ibrik Tepe, Trakë, në gjurmët e Theofan Stilian Nolit

17:45 | 06/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në kujtim të 139 vjetorit të lindjes së Theofan Stilian Nolit

Nga Mal Berisha

Ishte një ditë vere e vitit 1997 kur prita në Konsullatë dy personalitete, që do të nderonin me vizitën e tyre çdo përfaqësi shqiptare, falë përmasës së tyre intelektuale dhe kontributit për ne shqiptarët; Profesori amerikano – irlandez, John Freely, dhe gazetari turk nga Qipro e Veriut, botues i revistës prestigjioze “Cornucopia”, Emin Sahatçi. Kishin ardhur për të bërë së bashku një vizitë, me qëllimin e vendosjes në të ardhmen të një busti të Fan S.Nolit, në fshatin e tij të lindjes, në Ibrik Tepe.

Profesor Freely kishte lindur në vitin 1926 në Brooklyn, në New York. Ai ishte fizikant nga arsimimi dhe praktika e punës që bënte. Kishte shërbyer në Forcat Detare Amerikane në Luftën e Dytë Botërore e më pas, kishte studiuar në Oksford ndërsa jepte mësime në Universitetin Bosphorus, ose Boĝazi University, siç e quanin turqit.

Read more

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Ai kishte marrë mësime prej Thomas Bullen, nxënës i nobelistit Patrik Maynard Blacket, i cili vetë kishte mësuar prej nobelistit tjetër, Ernest Rutherfordit. Më vonë ai u mor me astronomi dhe histori në Boğaziçi University, (Ish Robert Kolegji) dhe me vazhdimësinë e shkencës perëndimore nga Mesjeta e hershme që prej Kopernikut, Galileut deri tek Isak Njutoni. Që aty ai kishte formësuar kolanën e tij të librave për Stambollin, Athinën, Venecian, Turqinë, Greqinë, Perandorinë Osmane dhe kishte botuar plot 40 libra të tillë.

Emin Sahatçiu dhe Revista e famshme Cornucopia

Musafiri tjetër, Emin Sahatçiu, ishte një turk nga Qipro e Veriut. Ai merrej me botimin e një reviste me titull “Cornucopia” një revistë elitare dhe e dashur për shumë njerëz në Stamboll. Titulli i saj ishte intrigues në shqip – “Briri i Bollëkut”. Për këtë legjendë antike ka shumë shpjegime, por më i pranuari është ai që ka lidhje me Zeusin foshnjë, i cili duhej të mbrohej që të mos gllabërohej nga babai i tij, Kronosi, nga shërbëtorët hyjnorë që e rrethonin, përfshirë Amaltheian, e cila i jepte qumësht nga gjiri i saj. Mbreti i ardhshëm kishte fuqi të mbinatyrshme aq sa një ditë duke luajtur me kujdestarin e vet theu njërin nga brirët e dhisë. Kjo i dha atij fuqinë hyjnore për të pasur ushqime me tepricë. Këtë legjendë e ndërton mjeshtërisht në një vepër të tij, piktori i famshëm Peter Paul Rubens, tek vepra e tij Cornucopia.

Emin beu merrej me botimin e kësaj reviste, e cila dilte dy herë në vit në gjuhën angleze dhe shërbente për njohjen e Turqisë, duke ravijëzuar elementë të spikatur nga historia, artet, kultura, arti i gatimit, turizmi e udhëtimet. Të takoje këta njerëz aq të ditur ishte një nder i madh dhe një ndjesi e fortë përgjegjësie.

Profesor Freely dhe dijenitë e tij të pafund për shqiptarët e Perandorisë Osmane

Profesor Freely fliste me një kompetencë mbresëlënëse rreth historisë së marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe otomanëve. Ai foli për familjen shqiptare të Köprülüve të famshëm, të cilët i dhanë Perandorisë Osmane gjashtë Vezirë të Mëdhenj dhe i shtuan 320 vjet jetë asaj Perandorie, kur ishte thuajse në kalbëzim të plotë dhe tërësisht e korruptuar. Ai foli për Köprülü Mehmet Pashain, si i pari i familjes, e më pas për Kara Mustafa Pashën, gjeneralin e famshëm të ushtrisë osmane. Na tregoi se ku i kishte pasur sarajet familja Köprülü, pikërisht aty ku sot është Restoranti shumë i njour “Gelik”, në rrugën që të çon nga Yeni Kapi në Aeroportin Ataturk. Më pas u ndal tek numri i madh i shqiptarëve, që kishin shërbyer në Perandorinë Osmane në postet më të mëdha të atij shteti. Profesori fisnik nxori nga çanta një libër shumë të bukur, të botuar nga shtëpia e famshme botuese angleze Penguin Books me titull “Istanbul – The Imperial City”, (Stambolli një qytet Peradorak) duke më lënë një dhuratë të vyer. Në atë libër Profesor Freely sjell historinë e të gjithë perandorëve të Kostandinopulit dhe sulltanëve të familjes osmane, pra jetën e 36 sulltanëve turq, që nga Gazi Sulltan Osmani deri tek Abdylmexhidi II.

Ndërsa këto rrëfime na zhvendosën në kohë, kishim një rrugë për të bërë; do të shkonim atë ditë në Ibrik Tepe, në vendin ku kishte lindur Fan Noli ynë. Rrugëtimi do të zgjaste tre orë me makinë…

Vizita dhe takimet në vendlindjen e Theofan Stilian Nolit

Arritëm në fshatin Ibrik Tepe për të vlerësuar si do ta mbante ai mjedis një përkujtimore të Nolit. Ishte vendlindja e tij. Ndër sy kishim një fshat me pluhur, shumë pak asfalt, vetëm në qendër. Dikur ishte quajtur Qyteza dhe ishte i populluar prej shqiptarësh ortodoksë, të vendosur aty nga jugu i Shqipërisë. Tani kishte tiparet e një fshati tipik turk. Përtej emocionit tim, nuk kishte asgjë të veçantë. Pyetëm ca fshatarë që gjetëm aty, nëse dinin ndonjë gjë për shqiptarët dhe jetën e tyre. Asnjëri nuk dha ndonjë përgjigje të saktë. Ata ishin muslimanë të zhvendosur kohë pas kohe nga Bullgaria dhe të vendosur aty, ndoshta gjatë luftërave të fundit. Vazhduam të ecnim nëpër fshat, derisa dikush na ftoi të vizitonim disa shtëpi të fshatit, të cilat kishin dyer shumë të vjetra me dekorime të veçanta atipike për zonën. Na lanë të vizitonim tri shtëpi të asaj natyre. Secila i kishte dyert e brendshme me disa dekorime, që nuk ngjanin me ornamentet muslimane. Ato nuk kishin ikona të pikturuara, por dyert e drunjta ishin të dekoruara me motive, që të dëshmonin mjegullt, praninë e banorëve të mëparshëm, jo-muslimanë të atyre shtëpive. Dr. Freely, Emin beu, Fisnik Lazimi dhe unë u ngutëm të bënim fotografi, ndërsa nisi një diskutim i gjallë, se si duhet të ketë qenë jeta në atë vend për shqiptarët e asaj kohe, të cilët kishin lënë vendin e tyre dhe qenë vendosur aty. Ishin kohërat e Perandorisë, kur jeta për shqiptarëve ishte e vështirë.

Takim me kryetarin e Bashkisë së Ibrik Tepesë, në Thrakë

Më pas shkuam te Bashkia e Ibrik Tepesë dhe takuam kryebashkiakun, siç i thonë turqit, Beledyie Başkani. Ishte një burrë i thjeshtë, por jo aq me dijeni rreth historisë. I shpjeguam qëllimin e vizitës tonë, i treguam për një bir të atij fshati, një prift, një poet, shkrimtar dhe përkthyes. Duket se asnjë nga këto nuk i bënë aq përshtypje, deri sa i thamë se ai ka qenë edhe politikan dhe se ka qenë edhe kryeministër i Shqipërisë për një farë kohe në vitin 1924. Ky fakt i preku atij nervin e politikanit të vogël provincial. Ndoshta mendoi se një kryeministër nga fshati i tij mund t’i jepte edhe atij ndonjë shenjë trashëgimie për të bërë karrierë në nivele më të larta politike në kasabanë e tij ose më tej. Ai menjëherë kërceu dhe tha: Allah! Allah! Demek ki bir başbakan bizim köyden çıkmış oldu? (O Zot, prej këtij fshati paska dalë një kryeministër?).

Një bust i madh në fshatin e vogël 

Pas këtij çasti çdo gjë ishte më e lehtë; diskutuam për mundësinë e vendosjes së një busti të Nolit në fshatin e vogël. Kryebashkiaku ishte dakord me këtë ide, por nuk e dinte se si mund të financohej një projekt i tillë.

Kështu e mbyllëm atë udhëtim me John Freely-n dhe Emin Sahatçiun në Ibrik Tepe dhe u kthyem në Stamboll.

Menjëherë e raportova këtë çështje në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Nuk vonoi shumë dhe unë u largova nga misioni në Turqi, përpara se të merrte udhë ky projekt. Nuk bëra dot asgjë në atë kohë, por fara e një nisme të tillë tashmë ishte mbjellë. Vitet kaluan dhe projekti i asaj dite u bë realitet. Busti, vepër e skulptorit Andrea Demçe, u vendos nga autoritetet shqiptare dhe diplomatët tanë pasardhës në Turqi, me pjesëmarrjen e ministrit tonë të kulturës dhe një jetëshkruesi të Nolit, për nder të 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe 130-vjetorit të lindjes së Fan Nolit. Merrnin pjesë edhe prefekti i Edirnesë dhe kryetari i bashkisë së Ibrik Tepesë. Ky bust qëndron krenar në atë qytezë, siç jemi ne krenarë për veprën që na ka lënë Noli trashëgimi deri më sot. Por atë që nuk arrita ta bëja vetë për autorin e Historisë së Skënderbeut, pra Fan Nolin, munda ta bëja për Skënderbeun vetë në Londër dhe në Munxhufuni, në Itali.

Etiketa: Fan NoliGjurmëtIbrik TepeMal BerishaTheofan Stilian NolitTrakë

Të Lidhura

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

nga 27
23:01 | 01/02/2026
0

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

nga 27
22:47 | 01/02/2026
0

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë...

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

nga 27
22:33 | 01/02/2026
0

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht...

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

nga 27
22:15 | 01/02/2026
0

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen...

Para
Edi Rama sulmon nga Turqia Bashkimin Europian (film)

Edi Rama sulmon nga Turqia Bashkimin Europian (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

23:01 | 01/02/2026
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

22:47 | 01/02/2026
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

22:33 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:15 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:13 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –
  • Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –
  • Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com