Në Gjermani kriminaliteti me motive politike shënon rritje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Gjermani kriminaliteti me motive politike shënon rritje

14:00 | 04/05/2021
në Bota, Kryesore
0

Në Gjermani në vitin 2020 janë më shumë vepra penale me sfond politik se në 10 vitet e kaluara, kjo megjithëse shumica e njerëzve në vitin e pandemisë kanë qëndruar në shtëpi.

Në statistikën vjetore të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA që u prezantua të martën në Berlin bëhet e ditur se gjithsej ka pasur 44.692 vepra penale me motive politike, ose 8,56% më shumë se viti paraardhës.

Ka “tendenca të qarta të brutalizimit”, tha ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer në prezantimin e raportit në Berlin. Shqetësuese është “rritja e dukshme e veprave të dhunshme me motive ekstremiste të majta”, tha Seehofer. Dhuna me motive ekstremiste të majta ka një rritje me 45%, në 1526 delikte vitin e kaluar, thekson statistika. Kurse aktet e dhunës me motive ekstremale te djathta janë regjistruar me 1.092 raste.

Read more

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Ndër veprat penale me motive politike, policia ka renditur ndër të tjera lëndimin trupor, shkelje të ligjit të grumbullimit dhe propagandë nxitëse. Edhe dhuna ndaj shtetit , simboleve të tij, qendrave të shëndetësisë ka shënuar rritje.

Aktet e dhunës vitin e kaluar kanë pasur lidhje edhe me pandeminë e Coronës.

Landet gjermane kanë njoftuar 3.559 akte dhune me motive politike që lidhen me pandeminë si shkelje të ligjit të grumbullimit apo lëndime trupore.

Edhe dhuna kundër policisë është rritur vitin e kaluar. 900 raste dhune kundër policisë, shënon statistika. Po ashtu dhuna islamiste mbetet një kërcënim serioz, tha Seehofer. Rreth 533 islamistë llogariten si të rrezikshëm. Ekstremizmi në të gjitha format mbetet një kërcënim dhe kërkon angazhimin e të gjitha instancave, theksoi ministri i Brendshëm gjerman.

Judith Porath, kryetare e Shoqatës së Qendrave të Këshillimit të Viktimave u shpreh lidhur me statistikën e BKA-së, se nuk janë të plota shifrat e dërguara nga autoritetet e policisë së landeve për dhunën ekstremiste të djathtë, atë raciste apo antisemitiste.

Ajo përmendi si shembull goditjen e rëndë me thikë ndaj një algjeriani që gabimisht nuk u regjistrua si sulm racist./DW/

Etiketa: gjermanikriminaliteti me motive politike

Të Lidhura

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

nga 27
22:42 | 23/04/2026
0

Për afro 2 orë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe, u pyet në gjykatë nga avokatët e të...

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Para
Presidenca i përgjigjet Ballës: Fakte të reja do dalin, ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës

Presidenca i përgjigjet Ballës: Zero vëmendje ndaj Kuvendit, rinumëroni me transparencë çdo votë!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

“Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –

22:42 | 23/04/2026
Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Jam polic i ndershëm”, Krenar Guçe dëshmon për hetimet ndaj grupeve në Elbasan –
  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com