Italia është një nga destinacionet më të preferuara për turistët nga e gjithë bota. Por e kishit menduar ndonjëherë se fqinji ynë ofron shtëpi me vetëm 1 Euro?
Ndoshta jo, megjithatë realiteti tregon që kjo është e mundur.
Ollolai, një destinacion në malet e rajonit të Barbagia, në Sardenjë, ka nxjerrë në shitje me qindra shtëpi të braktisura për vetëm 1 euro.
Sigurisht që kjo “mrekulli” ka edhe një detaj shtesë. Këto shtëpi prej guri janë në gjendje të mjerueshme ndaj dhe blerësit duhet të angazhohen për t’i rikonstruktuar brenda 3 obteve, investir ky që mund të shkojë deri në 25 mijë dollarë.
Në një artikull të CNN thuhet se ky komunitet rrezikon që të kthehet në një fshat fantazmë.