Në agorën e Shkupit po përtërihet fryma e Shën Nënë Terezës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në agorën e Shkupit po përtërihet fryma e Shën Nënë Terezës

12:17 | 01/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Një dorë që shtrihet kur e ke më së vështiri, një buzëqeshje që të dhurohet kur je i kapluar nga mërzia dhe skamja, janë esenca e “ushqimit” njerëzor që nuk gjendet në hotelet më luksoze të botës. Ishte Shën Nënë Tereza, ajo e cila në mënyrë gjeniale diti të përpilojë “recetat” që do t’i bënte njerëzit të lumtur, duke iu ofruar pikërisht atë që iu mungonte më së shumti përkëdhelinë e dorës së ngrohtë njerëzore. Dora e Shën Nënë Terezës ishte një fushë magnetike që prodhonte stabilitet shpirtëror për të gjithë ata që ndodheshin brenda kësaj fushe magnetike.

Nga Dr. Skënder Asani

Nganjëherë kot ngrihen furtuna në gotë, kur në fakt jashtë gotës zhvillohet një det i tërë temash e problemesh, për të cilat mjafton vetëm vullnet dhe dëshirë për t’i trajtuar. Në këtë gjerësi dhe thellësi problemesh që na tangojnë si shoqëri dhe si komb, sigurisht që janë ato më esencialet e që lidhen me nxjerrjen e trashëgimisë nga pluhuri i harresës dhe përpjekja e vazhdueshme për ngritjen kapaciteteve zhvillimore, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë social e kulturor.
Ditëve të fundit përmbyllëm një fazë të rëndësishme të vendosjes së dinjitetit tonë shpirtëror e kulturor brenda një kauze që në thelb kishte humanizmin,mirëkuptimin dhe vizionin. Sheshi qendror i Shkupit i ngjante një agore të ardhur nga antika ku stereotipet e së kaluarës i nënshtroheshin një dioptrie të re. Për herë të parë në këtë shesh u demonstrua një betejë e suksesshme kulturore, ku nuk pati nevojë të ketë viktima, por përkundrazi, kjo betejë avancoi edhe më tej kulturën e mirëbesimit dhe respektit reciprok në mes të qytetarëve. Sepse, Nëna Terezë ishte lajtmotivi i kësaj beteje, kurse ne që morëm pjesë në këtë betejë, kush duke qenë aktiv, e kush duke bërë sehir, e kuptuam për herë të parë se për të dhuruar dashuri e respekt për të tjerët, duhet luftuar egon personale në favor të mirëqenies së përgjithshme. Gonxhe Bojaxhiu, kjo vajzë që doli nga dera e Bojaxhinjëve të Shkupit, do të formojë kodin e saj të sjelljes njerëzore dhe si e tillë jo rastësisht u bë nënë për të gjithë. Ajo madje u shpall edhe e shenjtë dhe tash shenjtëria e Nënë Terezës na obligon të jemi më të dashur me njëri tjetrin dhe të pranojmë dhe japim energji pozitive për punë të mira e fisnike. Kjo, fundja, ishte edhe aksioma jetësore e Shën Nënë Terezës,  e cila prej momentit kur u largua nga Shkupi ynë e deri sa i mbylli sytë përgjithmonë në Kalkutën  largët, pati vetëm një preokupim jetësor: të pakësoj nga vetvetja luksin dhe rehatinë në dobi të vetmisë dhe vuajtjes njerëzore.
Një dorë që shtrihet kur e ke më së vështiri, një buzëqeshje që të dhurohet kur je i kapluar nga mërzia dhe skamja, janë esenca e “ushqimit” njerëzor që nuk gjendet në hotelet më luksoze të botës. Ishte Shën Nënë Tereza, ajo e cila në mënyrë gjeniale diti të përpilojë “recetat” që do t’i bënte njerëzit të lumtur, duke iu ofruar pikërisht atë që iu mungonte më së shumti përkëdhelinë e dorës së ngrohtë njerëzore. Dora e Shën Nënë Terezës ishte një fushë magnetike që prodhonte stabilitet shpirtëror për të gjithë ata që në zemër kishin gropën e madhe të vetmisë.
Po, ne si shoqëri dhe si komb ku ndodhemi? Në cilën fushë magnetike po e ndërtojmë të ardhmen e brezave tanë?
Përgjigje në këto pyetje jemi munduar të japim tash e 14 vite kur si pjesë e një shoqërie të organizuar zhvilluam beteja të pa kompromis, pikërisht këtu në Sheshin qendror të Shkupit, ku në mënyrë të paskrupullt projektoheshin plane e ide për çrrënjosjen e identiteti tonë, përmes zhbërjes së trashëgimisë materiale të Familjes fisnike Bojaxhiu. Këtu e 14 vite më parë u ballafaquam me ligjet e egra të xhunglës urbane e cila kishte synim të prishë njëherë e përgjithmonë folenë e kujtimeve të fëmijërisë së hershme të Gonxhe Bojaxhiut dhe në vend të saj të injektojë një kujtesë të re, të vrazhdë dhe të dhimbshme për perspektivën tonë.
Por, këmbëngulja jonë ishte më e fuqishme se harbutëria e xhunglës urbane. Ne triumfuam mbi hijet e zeza që thurnin dendësinë e tyre në syprinën e të ardhmes sonë. Dhe, sot mund të themi se pikërisht aty ku po lëshon shtat bredhi i mbjellë para 40 viteve me duart e Shën Nënë Terezës, aty po zhvillohet drama e triumfit. Të gjithë, aktorë e spektatorë, jemi dëshmitarë se e sotmja po flet me gjuhën e Nënë Terezës, kurse e ardhmja do të flet me gjuhën e një skene që do të ngrihet mbi dallimet tona etnike, fetare, gjuhësore. Mbi atë skenë do të zhvillohet vazhdimësia e frymës së Shën Nënë Terezës, duke i bërë bashkë reliktet humane të saj (një mensë për skamnorët), por edhe sentimentin familjar (një shtatore e përbashkët e Familjes Bojaxhiu).
A mjafton gjithë kjo punë të mburremi për diçka që e kemi pasur për obligim ta bëjmë? Sigurisht se jo. Shën Nënë Tereza shkoi në amshim duke na porositur që për punët e kryera të mos e kthejmë kokën prapa, por ato t’ua lëmë trashëgim brezave, kurse për punët e mira që duhet bërë, të mos marrim leje nga askush.
Që gjithë ky angazhim rreth ruajtjes dhe kujtimit të jetës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, të merr trajtë kuptimplote, do të duhej të ndërmerret edhe një hap institucional – shpallja e Shën Nënë Terezës aset kombëtar nën mbrojtje të shtetit. Besojmë që ky veprim do të jetë edhe kurora e kujdesit tonë ndaj kësaj figure kolosale.
* Shkup, 1 shtator 2020

Read more

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –

Komunikimet e fshehta/ Ilir Shtufi dëshmon në SPAK për dosjen “Balluku”, flet për kontaktet me Berberin –

Etiketa: agorafushë magnetikekëmbënguljaNë agorën e Shkupit po përtërihet fryma e Shën Nënë Terezësnene terezaShën Nënë TerezaSkënder Asani

Të Lidhura

Duhet t’a nisim nga vetja –

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –

nga 27
17:00 | 26/12/2025
0

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin pasditen e kësaj të premte, për 22 personat e grupit kriminal, të arrestuar pak...

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

nga 27
16:56 | 26/12/2025
0

Një shtetas shqiptar i kërkuar nga Interpol Tirana ka rënë në pranga e policisë greke në pikën e kalimit kufitar...

Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –

Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –

nga 27
16:46 | 26/12/2025
0

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tendera, ka sfiduar sërish drejtësinë. Në...

Komunikimet e fshehta/ Ilir Shtufi dëshmon në SPAK për dosjen “Balluku”, flet për kontaktet me Berberin –

Komunikimet e fshehta/ Ilir Shtufi dëshmon në SPAK për dosjen “Balluku”, flet për kontaktet me Berberin –

nga 27
16:38 | 26/12/2025
0

SPAK ka zyrtarizuar akuzën ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, ndërsa paralelisht ka kërkuar autorizim për arrestimin e saj, në kuadër të...

Para
Radha për një pasaportë, ambasada shqiptare në Athinë: Kemi qenë hapur, sot janë bërë 350 aplikime

Kaosi me pasaportat shqiptare në Greqi, zv/ministri i Jashtëm: Qytetarët do pajisen me dokument për 15 ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’a nisim nga vetja –

Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –

17:00 | 26/12/2025
Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

16:56 | 26/12/2025
Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –

Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –

16:46 | 26/12/2025
Komunikimet e fshehta/ Ilir Shtufi dëshmon në SPAK për dosjen “Balluku”, flet për kontaktet me Berberin –

Komunikimet e fshehta/ Ilir Shtufi dëshmon në SPAK për dosjen “Balluku”, flet për kontaktet me Berberin –

16:38 | 26/12/2025
Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime –

Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime –

16:32 | 26/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –
  • Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –
  • Urime Krishtlindjes ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e saj –
  • Komunikimet e fshehta/ Ilir Shtufi dëshmon në SPAK për dosjen “Balluku”, flet për kontaktet me Berberin –
  • Faturat e fundvitit rriten, familjet shqiptare detyrohen të kursejnë në ushqime –
  • SPAK-BKH në ofensivë për dosjen “Balluku”, kontrollohen 19 zyrtarë dhe biznesmenë, policia nuk lejohet të marrë pjesë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Trafik droge/ Gjykata lë “arrest me burg” për 21 persona, përfshirë edhe stafin e One dhe Wolt –
  • Në pranga në Kakavijë dhe Greqi, tre të kërkuar bien në rrjetën e Interpolit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com