Ndryshon ligji për shëndetin mendor, shtohen rastet për gjobitjen e mjekëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshon ligji për shëndetin mendor, shtohen rastet për gjobitjen e mjekëve

09:13 | 21/10/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Mjekët që do të kryejnë shtrim të vullnetshëm në spital të personave me çrregullime mendore, pa marrë miratimin nga Ministri i Shëndetësisë do të dënohen me heqje të së drejtës të ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet.

Ministria e Shëndetësisë hodhi për konsultim publik ndryshimet në ligjin “Për shëndetin mendor”. Drafti parashikon gjobë për mjekët me vlerë deri në 50,000 lekë për rastet kur nuk informojnë për të drejtat dhe arsyet e shtrimit; mosnjoftimi në afat i shefit të shërbimit për trajtimin e pavullnetshëm dhe mosrespektimi i afateve të vendosura në rastin e rivlerësimit të shtrimit të pavullnetshëm.

Ligji aktual parashikon heqjen e të drejtës të ushtrimit të profesionit deri në 3 vjet për rastet e nxjerrjes të sekretit profesional, për trajtime të veçanta mjekësore, apo për kërkime shkencore pa miratimin e pacientëve. Projektligji i propozuar parashikon heqjen e të drejtës të ushtrimit të profesionit për shtrimet e vullnetshme pa marrjen e miratimit të informuar (sigurohet nëpërmjet ofrimit të informacionit të plotë dhe të përshtatshëm ndaj pacientit për natyrën, qëllimin dhe efektet e ndërhyrjes terapeutike të propozuar, e dokumentuar në formularin tip të miratimit të informuar të trajtimit të vullnetshëm, të miratuar nga Ministri i Shëndetësisë).

Read more

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

Projektakti reflekton edhe rekomandimet të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës së Këshillit të Evropës (CPT), si përfitimi nga parashikimet ligjore për procedurat e shtrimit dhe trajtimit të pavullnetshëm të personave me çrregullime të shëndetit mendor, madhorë, që nuk kanë zotësi për të vepruar ose kanë zotësi të kufizuar për të vepruar.

“Kjo ndërhyrje ligjore u jep mundësinë që personat me çrregullime të shëndetit mendor, madhorë, që nuk kanë zotësi për të vepruar ose kanë zotësi të kufizuar për të vepruar, të cilët nuk miratojnë shtrimin në shërbimet e shëndetit mendor të specializuar me shtretër, pavarësisht mendimit të kujdestarit të tyre ligjor. Gjykata, para marrjes së vendimit për shtrim apo trajtim të pavullnetshëm duhet të dëgjojë vetë personin, subjekt i këtyre procedurave.

Ofrimi i një mase të shtuar ligjore për personat subjekt i procedurave të shtrimit dhe/ose trajtimit të pavullnetshëm, ku Gjykata merr mendimin e një mjeku specialist të një institucioni të pavarur nga institucioni ku është shtruar personi, kjo si një opinion krejtësisht i pavarur nga opinioni i mjekut të dytë brenda institucionit”, thuhet në relacion.

Vendimi i gjykatës mbi shtrimin ose trajtimin e pavullnetshëm, duhet të rishikohet çdo 21 ditë (sa është edhe ditë qëndrimi mesatar në shërbimet e shëndetit mendor të specializuar me shtretër). Sipas projektligjit personat e shtruar në mënyrë të pavullnetshëm, gëzojnë të drejtën e parashtrimit të kërkesës për revokimin e vendimit të gjykatës./Monitor

Etiketa: Ministri i ShëndetësisëNdryshon ligji për shëndetin mendorpersonave me çrregullime mendore

Të Lidhura

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

nga 27
19:26 | 05/06/2026
0

Konspiracionisti Alfred Çako ka mbajtur një fjalim gjatë protestës qytetare në bulevard, ku ka kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama...

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

nga 27
19:10 | 05/06/2026
0

“Nëse ai investim fillon, bizneset jo vetëm këtu, në Vranisht e Himarë, impaktohen në një mënyrë të jashtëzakonshme. Janë motorë...

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

nga 27
18:56 | 05/06/2026
0

Ka nisur vetëm pak minuta më parë protesta e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Zvërnecit. Qytetarët...

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

nga 27
18:42 | 05/06/2026
0

Qytetari: Ajo është pronë e grabitur. Rama: Kjo nuk është çështja ime. Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar...

Para
Mesila Doda: Shqipëria po përdoret si eksperiment. Bundestagu kërkon zgjidhjen e krizës politike (film)

Mesila Doda i premton Fevziut: Do të sjell dokumente, po tentohet të barazohet Vorio Epiri me Çamërinë (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

Rama s’ka rrugë veç largimit! –

19:26 | 05/06/2026
Pagat në turizëm janë si në Greqi –

Pagat në turizëm janë si në Greqi –

19:10 | 05/06/2026
“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

“Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër

18:56 | 05/06/2026
“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

“Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –

18:42 | 05/06/2026
Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –

18:30 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –
  • “Nesër në Zvërnec”, protestuesit në Bulevard njoftojnë protestat për nesër
  • “Ne jemi dakord që projekti të zhvillohet, por ajo është pronë e grabitur”/ Rama i kthehet qytetarit –
  • Këta që duan të më heqin më shtojnë jetën –
  • Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?!

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –
  • Pagat në turizëm janë si në Greqi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com