• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshon Kodi Rrugor: Kurs nga fillimi për shkelësit përsëritës

14:27 | 11/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kuvendi është duke shqyrtuar ndryshime të reja në Kodin Rrugore të Shqipërisë.

Në draftin, i cili ka kaluar aktualisht për konsultim nga Ministria e Brendshme parashikohen një mori ndryshimesh, të cilat rrisin masën e gjobave për disa shkelje të rënda siç është tejkalimi i shpejtësisë, por edhe lehtësojnë drejtuesin e makinës për shkelje më të lehta.

Lexo edhe

Diabetikët, të sëmurët mbi 65 vjeç të zhgënjyer

16 raste të reja me Covid në Shqipëri

“Rama ndërmori akte kriminale, Bashën e mori peng”

Ndryshimet synojnë që të mësojnë me rregullat sidomos shoferët e rij, për të cilët ka gjoba më të rënda sidomos në rastet e tejkalimit të shpejtësisë.

Kodi rrugor ka ulur gjobën maksimale për shkelje të shpejtësisë së lejuar me 10 km/h nga 6 mijë lekë në 4 mijë lekë.

Ndryshimet

Drejtimi i makinës pa patentë

ISHTE
11. Cilido, që drejton një mjet me lejedrejtimi apo me certifikatë
të aftësisë profesionale që i ka kaluar afati i vlefshmërisë, dënohet me masë administrative me gjobë nga dhjetë mijë deri në dyzet mijë lekë.
Për këto shkelje zbatohet edhe masa administrative plotësuese e
tërheqjes së lejedrejtimit.

BËHET
Neni 10
Në nenin 124, në pikën 11, fjalët “deri në dyzet mijë lekë” zëvendësohen me “deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë”.

Humbja e të 20 pikëve në patentë

ISHTE
6. Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit duhet t’i nënshtrohet një provimi të kualifikimit teknik të përmendur në nenin 128 të këtij Kodi.

Të njëjtit provim duhet t’i nënshtrohet mbajtësi i lejedrejtimit, i cili pas njoftimit të shkeljes së parë, që përfshin një humbje prej të paktën pesë pikësh, kryen edhe dy shkelje të tjera.

brenda dymbëdhjetë muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të
bëjnë me shkurtim të paktën prej pesë pikësh secila.

Në rast se mbajtësi i lejedrejtimit nuk fiton provimin e kualifikimit brenda
tridhjetë ditëve nga data kur i lind ky detyrim, organi epror i agjentit verifikues me t’u njoftuar nga regjistri kombëtar, procedon për tërheqjen dhe ruajtjen e dokumentit të lejedrejtimit.

Kur mbajtësi i lejedrejtimit fiton provimin e kualifikimit, sasia e pikëve, e shënuar në regjistrin kombëtar të personave të aftësuar për drejtimin e mjeteve, i shkon në njëzet pikë dhe i kthehet leja e drejtimit të pezulluar

BËHET
Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit ndjek një kurs një javor pranë autoshkollave të licencuara. Në përfundim të këtij kursi, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet provimit të kualifikimit teknik, sipas nenit 128 të këtij Kodi dhe akteve të tjera normative në fuqi.

Qarkullimi me targa të huaja
ISHTE
1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e regjistruara në një
shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur këto janë të parashikuara, lejohet të qarkullojnë në Shqipëri për një periudhë maksimale njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të regjistrimit të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkombëtare të qarkullimit.

5. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë.

BËHET
1. Automjetet, motomjetet dhe rimorkiot e regjistruara në një
shtet të huaj dhe që i kanë kryer formalitetet doganore, kur këto janë të parashikuara, lejohet të qarkullojnë në Shqipëri për një periudhë maksimale njëvjeçare, në bazë të dokumenteve të regjistrimit të shtetit të origjinës dhe lejes ndërkombëtare të qarkullimit.

5. Cilido që shkel dispozitat e pikës 1, ndëshkohet me masë
administrative me gjobë nga pesë mijë deri në njëzet mijë lekë “si dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit të mjetit”.

Tejkalimi i shpejtësisë lejuar më shumë se 10 deri në 20 km/h

ISHTE
8. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10
km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë
administrative, me gjobë nga dy mijë deri në gjashtë mijë lekë.

BËHET
“8. Kushdo që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo më shumë se 30 km/orë, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga dy mijë deri në katër mijë lekë”.

Tejkalimi i shpejtësisë lejuar më shumë se 40km/h

ISHTE
9. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 20
km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesë mijë
deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga deri në 3 muaj. Në qoftë se shkelja është kryer nga një drejtues mjeti, që e zotëron lejedrejtimin prej më pak se 3 vjetësh, pezullimi i lejedrejtimit bëhet për 3 deri në 6 muaj.

BEHET
“9. Kushdo tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkelje, aplikohet edhe masa administrative shtesë e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe i heqjes së tre pikëve.

Përsëritja e shkeljes së tejkalimit të shpejtësisë brenda një viti

ISHTE
12. Kur zotëruesi i një lejedrejtimi përsërit brenda një viti shkeljen e parashikuar në pikën 9, merret masa administrative plotësuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 4 deri në 12 muaj.

BËHET
“12. Kur zotëruesi i lejedrejtimit, në një periudhë dy vjeçare, ka kryer shkelje të mëtejshme të paragrafit 9 dhe 9/1, lejedrejtimi ose i certifikata e aftësisë profesionale pezullohen nga tetë deri në tetëmbëdhjetë muaj.

Shtohet pika nr.13
“13. Zotëruesi i lejedrejtimit shqiptar, i cili në tri vitet e para të marrjes së lejedrejtimit tejkalon limitet e shpejtësisë së mjeteve të përcaktuara në këtë nen, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, në dyfishin e vlerës së parashikuar në paragrafët e këtij neni. Shkelja e mësipërme përveç masës administrative me gjobë ndëshkohet edhe me masën plotësuese të pezullimit të lejedrejtimit për dyfishin e afatit të parashikuar në këtë nen të këtij Kodi”.

Etiketa: gjobatMinistria e BrendshmeNdryshimet ne kodin Rrugor

Të Lidhura

Diabetikët, të sëmurët mbi 65 vjeç të zhgënjyer

Diabetikët, të sëmurët mbi 65 vjeç të zhgënjyer

nga 27
20:29 | 03/02/2023
0

Pacientët me diabet mbi 65 vjeç, kanë mbetur të zhgënjyer pasi kanë pritur që në muajin janar fishat për matjen...

Bilanci i Covid/ 17 infektime të reja, 139 raste aktive

16 raste të reja me Covid në Shqipëri

nga 27
19:47 | 03/02/2023
0

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar vetëm 16 raste të reja me koronavirus nga 411 testime...

“Rama ndërmori akte kriminale, Bashën e mori peng”

“Rama ndërmori akte kriminale, Bashën e mori peng”

nga 27
19:41 | 03/02/2023
0

Kreu i PD Sali Berisha mblodhi eksponentë të rëndësishëm në Partinë Demokratik dhe foli për skandalin MCGonigal. Berisha tha se...

Agjenti donte të më takonte vetë –

‘Puthja fatale..’, tjetër reagim nga Rama për çështjen McGonigal

nga 27
19:05 | 03/02/2023
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat e opozitës për çështjen McGonigal. Rama shprehet se kurrë më shumë se...

Para
2 vjet vonesa, hyn në fuqi ligji i ri për lojrat e fatit

Rihapja e lojërave të fatit/ Ministria e Financave: Jo çdokush mund të hapë kazino

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sekuestrohen kamera edhe në një fshat të Bilishtit –

Sekuestrohen kamera edhe në një fshat të Bilishtit –

20:53 | 03/02/2023
Sfida e rezistencës/ Luizit i fiket drita, skualifikohet –

Sfida e rezistencës/ Luizit i fiket drita, skualifikohet –

20:51 | 03/02/2023

Mjaltë me kanellë, si të bëni vetë antibiotikun natyral –

20:47 | 03/02/2023
Guardiola në sulm për shpenzimet e Chelseas: Ne donin të na…

Guardiola në sulm për shpenzimet e Chelseas: Ne donin të na…

20:41 | 03/02/2023
Nuk e lëshojmë parlamentin –

S’ke parë gjë akoma! –

20:37 | 03/02/2023

Më Të Lexuarat

  • Sekuestrohen kamera edhe në një fshat të Bilishtit –
  • Sfida e rezistencës/ Luizit i fiket drita, skualifikohet –
  • Mjaltë me kanellë, si të bëni vetë antibiotikun natyral –
  • Guardiola në sulm për shpenzimet e Chelseas: Ne donin të na…
  • S’ke parë gjë akoma! –
  • Diabetikët, të sëmurët mbi 65 vjeç të zhgënjyer

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sekuestrohen kamera edhe në një fshat të Bilishtit –
  • Sfida e rezistencës/ Luizit i fiket drita, skualifikohet –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com