Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në tre drejtori të saj. Sipas informacioneve, drejtori i Drejtorisë Operacionale, Bujar Ahmeti do të emërohet Drejtor i Mbrojtjes së Dëshmitarëve.
Ndërkohë Ahmeti zëvendësohet nga Oltion Bistri i cili mbante detyrën e drejtorit në policinë e Lezhës dhe tashmë do drejtojë Drejtorinë Operacionale.
Ndërkohë Idaet Faskaj, drejtor i mbrojtjes së dëshmitarëve është emëruar në Departamentin e marrëdhënieve ndërkombëtare.