Ndryshimet klimaterike, frikë për rizgjimin e sëmundjeve infektive – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshimet klimaterike, frikë për rizgjimin e sëmundjeve infektive

10:44 | 19/02/2016
në Uncategorized
0

 

Ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin dhe mirëqenien tonë, pasi bëhen shkak për rikthimin e sëmundjeve infektive. Eugena Erindi Tomini, Doktore Shkencash, specialiste e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik në një intervistë për “Mapo” sqaron se si ndodh kjo.

“Ndryshimet klimatike apo ngjarjet e motit ekstrem, kanë efekte shëndetësore të drejtpërdrejta dhe të tërthorta te popullata humane. Ngjarjet ekstreme të motit, përfshijnë thatësirat, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të lidhura me to, stuhitë, ciklonet, goditje e të nxehtit dhe goditjet e të ftohtit. Zonat e lagështa ka të ngjarë të bëhen më të lagështa, me episode më të shpeshta të përmbytjeve, ndërsa zonat e thata mund të bëhen më të thata, me periudha më të gjata thatësire, që çon në një rrezik në rritje të shkretëtirëzimit. Kudo që jetojmë, në një metropol të madh, në një qytet bregdetar ose në fshat, ndryshimet klimatike kërcënojnë shëndetin dhe mirëqenien tonë”, thotë ajo.  Më tej zonja Tomini thekson se ‘ndryshimet e shpeshta të klimës, mund të ndryshojnë ndërveprimin midis ndotësve të ajrit dhe alergeneve të frymëmarrjes, duke rritur kështu sëmundshmërinë në pacientët astmatikë me shkak nga pjalmi. Ndryshimet klimaterike, temperaturat e larta nxisin rritjen e baktereve në produktet ushqimore. Infeksionet nga salmonela rriten me 5-10% për çdo një gradë temperaturë përgjatë një jave, në një ambient me temperaturë mbi 5 °C. Shumë sëmundje infektive mund të rizgjohen në zona gjeografike të caktuara, apo të përhapen në zona të tjera për shkak të ndryshimeve klimatike”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ajo flet për rikthimin e sëmundjeve të tilla si Malaria që bota e kishte konsideruar të fituar betejën me to. “Shumë sëmundje infektive, mund të rizgjohen në zona gjeografike të caktuara apo të përhapen në zona të tjera për shkak të ndryshimeve klimatike. Malaria është një nga problemet më të mëdha të shëndetit publik në botë, e cila bashkë me ndryshimet klimaterike dhe jo vetëm, bëjnë që vektori mushkonjë që mbart parazitin, të pickojë popullatë të shëndoshë dhe të transmetojë sëmundjen. Ndryshimet klimaterike, mund të ndikojnë në përqendrimin dhe shpërndarjen e ajrit të ndotur. Sëmundjet infektive të transmetueshme, mund të ndryshojnë si rezultat i ndryshimit të klimës në zona të ndryshme gjeografike. Shfaqja në Europë e disa sëmundjeve me origjinë vektoriale, parazitare dhe sëmundjeve infektive (disa prej tyre të interesit zoonotik) ka shkaktuar alarm, veçanërisht në lidhje me rrezikun e transmetimit lokal të patogjenëve ekzotikë, të tilla si: shpërthime të sëmundjeve infektive të virusit Chikungunya në Itali, apo virusi Zika në vendet e Amerikës Latine etj. Kështu që shqetësimi është se si të shmangen shpërthimet e reja të sëmundjeve me origjinë nga vektorët apo vazhdimësia e sëmundjeve të tjera, qofshin këto edhe autoktonë. Si në rastin e encefalit, të shkaktuar nga virusi i Nilit Perëndimor, ka encefalite të tjera, të shkaktuara nga viruset të transmetuara nga mushkonjat. Disa janë të pranishme në Afrikë dhe disa në Azi, disa në Amerikën Latine”, thotë ajo.

 

Këshilla:

 

  1. Të mbahen ambiente të ventiluara dhe të ajrosura mirë;
  2. Të pakësojmë ndërhyrjen tonë sado të vogël, në shtimin e karbonit në mjedis për minimizimin e ndotjes;
  3. Kërko ndihmë mjekësore në rastet e “goditjes nga të nxehtit” apo ndonjë sëmundje tjetër që lidhet me ndryshimin klimaterik;
  4. Duhet gjithashtu, përforcim i shërbimeve shëndetësore dhe sistemeve ndër-sektoriale, për të përmirësuar në mënyrën e duhur reagimin e tyre ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike;
  5. Inkurajimi i sjelljeve të shëndetshme dhe energji eficiente, në të gjitha mjediset dhe dhënien e informacionit dhe mundësive për ndërhyrje në zbutjen dhe përshtatjen, me një fokus të veçantë në grupet e riskut, përmes fushatave të ndërgjegjësimit publik;
  6. Përshtatja dhe integrimi i mbikëqyrjes dhe sistemeve të kontrollit, për disa sëmundje ngjitëse dhe vektorë të caktuar, që kanë gjasa të preken nga ndryshimi i klimës.

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Llalla: Drafti i qeverisë për Byronë e Hetimit është antikushtetues

Llalla: Drafti i qeverisë për Byronë e Hetimit është antikushtetues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com