Ndoshta Xhisiela s’ka rrezik, po s’është me punë e saj, është punë e drejtësisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndoshta Xhisiela s’ka rrezik, po s’është me punë e saj, është punë e drejtësisë

10:24 | 02/10/2018
në Uncategorized
0

Nga Dritan Laci

Xhisielën e takova mbrëmë në Opinion.
Me aq pak kohë sa pata mundësi ta njoh u rreka të krijoj një profil sa etnografik aq edhe një mozaik të personalitetit të saj.
Xhisiela erdhi e veshur mire, me celular të shtrenjtë, shume më të mirë se i imi.

Ishte një vajze që na tha pas kuintave që nuk punonte por e mbanin hallat e dajat që kishte në emigracion, ku edhe shkollën për Shkenca Politike në privat ia kishin paguar po të afërmit e shumtë që kishte jashtë.
Që na tha se duhet të besonim që nuk kishte nevojë t’ia blinte djali i deputetit jetesën e mirë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Xhisiela ishte një vajzë sanguine, impulsive, me natyrë posesive që mesa kuptova nga ajo pak bisedë që bëmë, bënte gjithçka për të arritur dëshirat e saj dhe që ishte në kërkim të vëmendjes së vazhdueshme.
Pra le ta themi që ishte një vajze që e pëlqente dhe e kërkonte jetën e mirë.
Por që sërish për të disatën herë rrekej ta besonim që nuk ishte kjo arsyeja e lidhjes me një djalë deputeti.

Xhisiela kishte një tik në të folur që ndodh zakonisht te personat sanguinë, që shoqerohet me nxitimin në ngrënien e fjalëve dhe tharjen e sekrecioneve të pështymes, gëlltitjen, sa herë motorri proceson gënjeshtrën.

Xhisiela përpiqej të jepte përshtypjen e lirshmërisë të një vajzë të shpenguar por sytë e tradhëtonin sa herë gjendej përballë interesimit mbi lidhjen sentimentale me Rexhep Rrajan, djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Kishte dukshëm një tension të vazhdueshëm të brendshëm që i reflektohej në përpjekjen për të shmangur herë pas here shikimin e drejtëpërdrejtë me folësin përballë.
Kjo përsa i përket asaj që unë arrita të analizoja në ato pak momente që e hasa dhe bisedova.
Për pjesën tjetër unë them se ajo vajzë tashmë është peng.
Është në një hall të madh.
Është peng i dëshirave të një vajze fshati që u lidh me djalin më të fuqishëm të zonës.
Që e merrte me makinë të shtrenjtë.
Që e çonte në hotel si asnjë vajzë tjetër e fshatit.
Që i plotësonte çdo tekë.
Unë e besoj që ajo e ka dashur dhe ndoshta e do akoma Rexhep Rrajan.
Ja po e besoj edhe që e denoncoi nga xhelozia apo smira se humbi shumë priviligje që ia mori një rivale.
Por tani e tutje kjo nuk është më puna e Xhisielës.
Sa kohe Xhisiela ka shkuar pranë Mjekësisë-Ligjore dhe kjo e fundit ka konstatuar shenja dhune, çfarë do që të thote kjo vajzë nëpër televizione nuk e shpëton dot dhunuesin e saj.
Çfarë do që të thotë Xhisiela se ajo edhe boyfriendi i saj luanin sadomazokizmash para aktit seksual duke shuar cigare në trupin e njëri-tjetrit, nuk e shpëton dot dhunuesin e saj sa kohë loja ka dalë nga dhoma dhe ka përfunduar në organet ligjzbatuese.
A po e përdor opozita për politike?
Po sigurisht që do ta përdorte çdo opozitë në të gjithë botën, sa kohë i përfshirë është djali i një deputeti kundërshtar dhe babai i tij përdor të gjithë influencen që ka për të mbyllur ngjarjen.
A është e rrezikuar Xhisiela.
Ndoshta Xhisielës mund të mos të mos i paraqitet asnjë rrezik në vazhdim.
Por kjo e them prapë nuk është me punë e Xhisielës.
Është punë e drejtësisë.
Të gjithë ata që po e përdorin tashmë janë të demaskuar në lojën e tyre.
Rexhep Rraja paçka se është djalë deputeti meriton të hetohet dhe gjykohet ashtu si biri i thjeshtë i popullit.
Në të kundërt ne si shoqëri kemi gjithë të drejtën t’i kërkojmë llogari politikës për mbrojtjen që u ben Xhepave të tyre.

Etiketa: Dritan LaçiRexhep Rrajaxhisiela maloku

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Gjykata e Krujës lë në burg djalin e deputetit Rraja

Gjykata e Krujës lë në burg djalin e deputetit Rraja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com