Ndonjëherë duhen rrahur gratë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndonjëherë duhen rrahur gratë

04:30 | 13/10/2017
në Uncategorized
0

Nga Gerina Mullaj

Ndonjëherë duhen rrahur gratë dhe për këtë çdokush ka të drejtën të më quaj të çmendur për aq kohë sa i besohet bindjes se të vërtetat më të çuditshme duhet t’ja themi vetëm vetes.

Nuk ka burrë që më pak se një herë, përgjatë jetës së tij, të mos ketë dashur me gjithë shpirt të rrahë një grua. I thotë mendjes se ajo duhet rrahur, jo me qëllimin që të dalë e tija, se ai e ka të qartë që nëse do të bëjë për vete një femër duhet të lërë mënjanë shpresën se do jetë i aftë ndonjëherë të zotërojë mendjen e saj, por me qëllimin që edhe ajo të bindet për fuqinë e tij më të madhe, përmes së cilës zë fill burrëria, dhe kjo është dora.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Megjithëkëtë, gratë e meritojnë të rrihen edhe për shkak të natyrës së tyre të djallëzuar. Qyshkur në zanafillë, Zoti s’ka qenë mendjelehtë që të mos dëshironte të ishte mazhorancë dhe për të mposhtur kundërshtarin e tij, djallin, krijoi femrën.

Ajo futi në shishe djallëzinë përmes djallëzisë, burgosi opozitën e Krijuesit duke e bërë atë kapiten vetmitar. Edhe për shkak se ato nuk mund t’i nënshtrosh ndryshe, nuk mund t’ia u ndrydhësh fuqinë qëkurse ato u kujtuan se duhet të bëjnë karrierë, pavarësisht se kjo dukuri e kohëve moderne të shtin në mendje dyshimin që kjo ambicje mund të mos i shkojë aspak ndjeshmërisë së femrës.

Një shkrimtar ka thënë se për të dalluar nga është suksesi duhet parë andej nga shikon femra, por kjo do të thotë të shohësh vetëm pasqyrën. Ndoshta kjo lloj ambicje nuk i bën asaj, është rrobë e ngushtë, nuk i rri mirë.

Duhen rrahur edhe për arsyen se, kur vjen puna të ushtrojnë virtytin më të mirë të tyren, ndjeshmërinë, tek burrat ato i japin dorë të kundërtës, dinakërisë, e rreken që ta budallallepsin. Kjo ndodh se ato nuk bëjnë as përpjekjen më të vogël të fshehjes së nevojës për të drejtuar, dhe një budalla drejtohet më lehtë. Përplasin qerpikët, përkundin flokët, veshin geta rrjetë tamam si rrjeta e merimangës dhe mjerë kush ngec aty, veshin taka e tingulli prej tyre vjen si simfoni në veshët e gjinisë së dobët, pinë verë me finesën e një profesionisti që njeh mirë verën, megjithëse nuk kanë grimën e njohurisë. Mjafton kaq për kataklizmën, për ta budallallepsur një burrë, e më pas për ta drejtuar.

Por, nuk mbaron këtu. Ato duhen rrahur, edhe për shkak se synojnë të njëjtat gjëra që synon gjinia tjetër. Synojnë barazi gjinore, kur në të vërtetë ato duhet të kuptojnë që s’kanë për të qënë ndonjëherë të barabarta me meshkujt. Ato qëndrojnë më lart. Prandaj, ndonjëherë duhen rrahur.

Etiketa: barazi gjinoreburrëriadjalliGerina Mullajkapiten vetmitarNdonjëherë duhen rrahur gratërrobë e ngushtëshkrimtar

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ndodh në Korçë/Vajza shkon të marrë të atin në lokal, por kthehen të dy të dehur

Ndodh në Korçë/Vajza shkon të marrë të atin në lokal, por kthehen të dy të dehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –

20:27 | 15/01/2026
Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

20:11 | 15/01/2026
E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –

19:39 | 15/01/2026
Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –

19:27 | 15/01/2026
Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –

18:45 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –
  • Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –
  • E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet trupi i 35-vjeçares shqiptare në Itali –
  • Vora inauguron rikonstruksionin e stadiumit me fitoren ndaj Partizanit –
  • Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur –
  • Mesazhi i Trump, siguria ekonomike në zemër të sigurisë kombëtare –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E papritur, Rey Manaj ikën nga Arabia shkon në Kinë, kontratë 2-vjeçare –
  • Drejtoresha e Lejeve emërohet në krye të Agjencisë së Mjedisit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com