Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë ku dy gra janë përdhunuar nga një person. Lidhur me ngjarjen e rëndë policia informon se i dyshuari është vënë në pranga dhe po mbahet në ambientet e paraburgimit.
Nga ana tjetër, ky person, është autor i përdhunimit të dy grave, ngjarje kjo e ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
“Prishtinë 08.09.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht dy viktimat femra kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.