Ndodh në Tiranë. Taksisti “nxehet” me klientin piktor që i mësonte rrugët: Më goditi, më tha: “Do të të thyej kockat!” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndodh në Tiranë. Taksisti “nxehet” me klientin piktor që i mësonte rrugët: Më goditi, më tha: “Do të të thyej kockat!”

19:10 | 03/05/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Stresi që sjell trafiku në Tiranë hap sherre dhe konflikte nga më të pabesueshmet. Deri tek konfrontimi mes një taksisti që duhet ta çonte sa më shpejt në destinacion një qytetar, me të cilin u grind pasi ky i fundit i jepte pa pushim sugjerime se nga të kalonte për të shmangur radhët e gjata.

Në një moment shoferi është nxehur dhe duke i rënë timonit i ka kujtuar klientit piktor se nuk ka asnjë shans që ai ti mësonte rrugën ndaj duhet t’i zbriste nga makina. Çështja nën hetim nga policia u hap nga denoncimi i E.B, i cili denoncoi për humbje kohe shërbimin e taksive që sipas tij nuk përmbushi detyrën për ta dërguar atje ku ai kishte punë.

“Jam paraqitur sot para jush për të bërë ankim ndaj shërbimit të taksive, pasi shoferi i tyre nuk më çoi në destinacion”, ka kallëzuar E.B.

Read more

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –

Shtetasi në fjalë i thotë policisë se si e mori taksinë pranë kopshtit të Botanikës dhe se duhet të shkonte pranë Liceut Artistik.

“Ai mori drejtimin e gabuar dhe e kujtova që duhet të ndryshonte drejtim. Pastaj e morën në telefon dhe filloi të fliste në telefon. Sapo mbylli telefonin më tha zbrit nga taksia,”shtoi ai. Piktori i thotë policisë se në këtë agjenci taksish ishte klient prej 10 vitesh.

“I mora në telefon për t’iu treguar, por ky person më goditi. Më tha do të thyej kockat. Ai ishte i dehur dhe mbante erë alkool. Më dëmtoi pikturën dhe telefonin dhe ky person duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës”, këmbëngul në polici piktori.

Policia i tha Gazetasi.al se kërkoi paraqitjen në komisariat të taksistit me inicialet I.K. Ai tregon një version krejt tjetër duke fajësuar klientin që sipas tij ishte fyes, acarues dhe tekanjoz.

“Personi në fjalë ishte rreth 35 vjeç. Sapo mbërrita në vendin ku më tha në telefon agjencia, filloi të më kërkojë llogari se përse isha vonuar. U mundova ta sqaroj por ai vetëm bërtiste dhe nuk e zgjata më shumë diskutimin me të” shpjegoi i akuzuari.

Taksisti që ja vë fajin nervave të klientit dhe trafikut të rënduar shton në vazhdim,– “më kërkoi ta çoja pranë Liceut Artistik. Rrugës më kërkoi të nxitoja, të kaloja në korsi tjetër, të prisja krahun. Por unë në zbatim të rregullave të qarkullimit vijoja në korsinë time, ky person që për mendimin tim ishte agresiv hapi derën dhe zbriti nga makina pasi po bëja lëvizje të ngadaltë nga trafiku. Frenova nxitimthi dhe dola nga makina. E pyeta ç’po bën?, por ai fliste në telefon dhe ndërkohë nisi të më shajë,”-shpjegoi ai.

Taksisti këmbëngul se e paralajmëroi klientin ose të hipte në taksi, ose ti paguante paratë për rrugën që kishin bërë.

“I thashë të shkonte ku të donte, por duhet të më paguante, por ai përgjigjej,-“ nuk t’i jap”. Në këtë moment këtij personi i ra një zarf që e kishte future nën sqetull, vrapova dhe e mora dhe për gjithçka ndodhi njoftova në telefon kompaninë”-mbyll qëndrimin e tij i denoncuari.

Sipas policisë nga verifikimet e mëpasshme pranë kompanisë së taksive, rezulton se shoferi ka paguar nga xhepi 2500 lekë, të shërbimit të kësaj dite kur ngeci në trafik dhe klienti nuk e pagoi. Policia shton për Gazetasi.al se nisur nga ky kallëzim vërehet se nuk ka vepër penale, por ndërkohë i kanë propozuar klientit artist se nëse ai ka pretendime për shkaktim të dëmit nga humbja e kohës, mund ti drejtohet gjykatës civile.

“Pavarësisht këtij propozimi që i paraqitëm 35 vjeçarit , që nga ana e tij e nisi konfliktin pasi i propozoi shoferit ndryshim korsie. Ne do t’i referojmë këto materiale në prokurori dhe është prokuroria që vendos se si do të veprojë më tej”, tha një nga agjentët që pyeti palët e kreu veprime paraprake duke shënuar në fund të çështjes “për vlerësim”.

Etiketa: godetKlientipiktortaksistiTirane

Të Lidhura

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

nga 27
08:15 | 23/04/2026
0

Kuvendi mblidhet këtë të enjte, 23 prill në seancë plenare, e cila do të nisë në orën 10:00, me një...

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

nga 27
08:07 | 23/04/2026
0

Gjatë vizitës së djeshme në Athinë, ku u takua me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, Rama tërhoqi sërish vëmendjen për veshjen...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
07:49 | 23/04/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –

nga 27
07:35 | 23/04/2026
0

Dashi Konfigurimi i yjeve do jete mjaft pozitiv sot për jetën tuaj sentimentale. Do i zgjidhni një e nga një...

Para
Dom Gjergj Meta: Turp për policinë! Turp! (fotot)

Mandatin e tretë të vje' lala me shkop mbrapa

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PS rrëzon kërkesën e PD për procedurë të përshpejtuar mbi projektligjin për uljen e çmimit të naftës –

Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –

08:15 | 23/04/2026
Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

08:07 | 23/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

07:49 | 23/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –

07:35 | 23/04/2026
Moti sot i kthjellët, por në mesditë priten ndryshime të lehta –

Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026 –

07:31 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –
  • Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –
  • Këmbimi valutor 23 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 23 Prill 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 23 Prill 2026 –
  • Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sot seancë në Parlament/ 6 interpelanca me ministra dhe shqyrtimi i disa projektligjeve, çfarë ka në rend dite –
  • Rama ishte veshur sikur po vinte për të pirë një gotë me Mitsotakis, edhe qeni u habit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com