Ndjesa nuk mjafton – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndjesa nuk mjafton

10:08 | 27/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Raimonda Shundi

Kërkoni ndjesë zoti Rama!

Por nuk mjafton! Kërko ndjesë ti, Tahiri, Mediu, Berisha… e gjithë soji juaj jonormal që po na ndotni gjithçka. Por nuk mjafton as ndjesa juaj zotërinj egoistë, antinjerëz; se instaluat jonormalen në sistemin tonë çdoditësor. Instaluat marjuanën, hashashin, kokainën… sikur të jetë ujë, drita, punë, pension, shërbim shëndetësore. Nuk mjafton as ndjesa, as rrëzimi, as zhdukja nga ekranet tuaja pa jetë dhe as spektaklet mallëngjyese. Dëmtimet sistematike që bëtë dhe vazhdoni të na bëni janë të pasistemueshme, të pakorrigjueshme. Pse duhet të bombardohemi me avujt e helmit tuaj?! Fëmijët tanë po rriten teksa dëgjojnë të flitet vetëm për këto fenomene. Fëmijët tanë termin krim dhe drogë e kanë të servirur si mirëmëngjesin ditor. Çfarë do të ndodhë nesër me ta kur shembujt drejtues të jeni ju? Në një ambient ku edicionet qendrore, emisionet e çdo televizioni ndjekin ethshëm deklaratat, intervistat apo konstatimet vetëm mbi zhvillime e aksioneve pro-drogë videove “joreale”, ikonat e vjedhura ku burgoset kujdestari dhe hajduti mban fjalimin se “do bëjmë shtet”. Na mbetet të shpresojmë që pasioni për ikonat t’ju shërbejë për t’u lutur para tyre dhe jo për të nxjerrë fitime. Në këtë mori bëmash dhe deklaratash çfarë mund të presësh se do të kultivohet tek fëmijët tanë? Nuk më intereson asgjë nga axhenda juaj. Le të kapet me aq e kaq tonë drogë vëllai i ministrit X, apo prangoset dhe vëllait tjetër i ministrit Y. Nuk më intereson as sa i pasur u bë me format tuaja zhvatëse vëllai i kryeministrit tim apo fotokopjeve të tua. Nuk dua t’ia di! Unë (dhe shtetasit tuaj) dua të mendoj për jetën time se shumë të vështirë ma ke bërë dhe s’po më krijon asnjë mundësi të organizoj mbijetesën time, në vendim tim, ku nuk ka asgjë nga fëmijëria ime. Po më minon gjithçka që dua të ndërtoj vetëm e vetëm se ju zoti kryetar i shtetit tim hallemadh, nuk po më lini asnjë shteg të marr frymë e të organizoj programin tim e të fëmijës tim, pasi po flasim vetëm për ju dhe çudirat e sojit tënd.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Shoh se tashmë familjarisht kemi fobi nga televizori. Nuk guxojmë të ndërrojmë kanalet deri sa të gjejmë një emision ku ka vetëm pemë, histori, muzikë, arte. Se në zapping na del ti me stema televizive të ndryshme, por të njëjta në përmbajtje. Shpejt do jetë vonë për të kuptuar se ndjesa ka gjithçka që duhet ta mendoni seriozisht, para se të pushojë edhe kjo kambanë. Por deri atëherë, mos na ushqeni më me çorbën tuaj, pasi edhe në luftë e ka një pushim. Konsumojeni me njëri-tjetrin në skutat ku organizoni dhe banketet tuaja ministrore, duke na kursyer një inat më pak. Protagonizmi që ju ka përfshirë, ju ka errur sytë e nuk po shihni se pak ju ndan nga fluturimi në vendin e gabuat. Kërkoni ndjesë zoti Rama, (megjithëse as që e dua për vete) dhe mjaft na lodhët sytë me daljet online në rrjetet sociale. Lidh online te pastrehët, të pangrënët, të papunët, të pambrojturit apo të pa klant-it. Nuk rrëfehen punët e “bukura” kur krimi dhe e keqja ka gangrenizuar gjithçka. Merru me politikat sociale, pyjet e shkretuar, oazet e zaptuara nga barbarët, dritat, ujin… dhe jo duke gjetur forma skandaloze t’i paguajnë këto detyrime jetike duke i telefonuar punonjësit e administratës tënde se u ka përfunduar afati i pagesës së tyre. Gjej forma se si t’i përballojnë dhe t’u mbetet edhe për të paguar bukën e kripën, e jo të kapesh me qepët e fshatarëve që ua more votat me këmbime skandaloze. Kërko ndjesë dhe fshihu se na çudite me kurajën se si di gjithçka duke na u bërë prokuror, arkitekt, doktor, financier… Lëru vend profesionistëve se punë s’paska për ta, pasi nuk i lë superprofesionisti, superskutisti. E pas kësaj, mbyllu në bunkerin që ke ndërtuar për vete duke na lënë të lirë në habitatin e natyrës sonë të bekuar, që ju nuk po na lejoni ta shijojmë, pasi keni gllabëruar e shpërfytyruar si e ç’keni mundur.

Natyrisht që iket nga ky vend i bekuar nga natyra e i mallkuar nga liderët drejtues, ku flitet vetëm për substancat tuaja narkotike e asgjë për njeriun. Normal, tashmë njeriu është kthyer në një njerëzi-derëziu, ku servili dhe i pafytyri është nobelisti yt. Sa i përket shprehjes suaj të shumëpërdorur:“Nuk jemi të gjithë njësoj”, keni plotësisht të drejtë se në fakt jeni njëri më i keq se tjetri. Do të ishte mirë që të gjithë ju “jo të njësojtët”, të kërkonit ndjesë së bashku, me gjithë pavlefshmërinë e saj.

Etiketa: RAIMONDA SHUNDI

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Manjani: Media raportoi çdo gjë, por vetëm që opozita protestoi për të larguar qeverinë, jo!!!

Manjani: Media raportoi çdo gjë, por vetëm që opozita protestoi për të larguar qeverinë, jo!!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

18:00 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

17:46 | 25/12/2025
Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS

17:42 | 25/12/2025
Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –

17:32 | 25/12/2025
(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

(VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –

17:22 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –
  • Zbulohet kush është “Labi” që Ergys Agasi dhe Alqi Bllako donin ta emëronin administrator të koncesionit! Plani për ‘goditjen’ e ish-ministrit të PS
  • Dimensionet shqetësuese të pastrimit të parave tek pasuritë e paluajtshme në Shqipëri –
  • (VIDEO) Kaos nga përmbytjet në Greqi, uji arrin 1.5 metra dhe merr gjithçka përpara –
  • Ukraina dhe Rusia bombardojnë njëra-tjetrën/ Nuk ndalen sulmet edhe në Krishtlindje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –
  • Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com