Një debati i ashpër ka ndodhur ndërmjet mësimdhënëseve dhe kryetarit të SBAShK-ut Rrahman Jasharaj, ku ata kanë tentuar ta sulmojnë këtë të fundit.
Sipas Ekonomia Online, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka theksuar se ka pasur tentativë për ta sulmuar por shtoi se “aty i kisha shokët”.
“Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze, mund të sulmohem edhe në rrugë. Rastet të tilla mund të më ndodhin edhe në rrugë dhe në vizitat tjera që do të kemi në shkolla.”
Ditën e sotme ministri i financave Hekuran Murati njoftoi se do të zhbllokojë pagat e arsimtarëve në mënyrë që të fillojë mësimi, ndërkohë Jasharaj insiston se greva nuk do të ndalet.
Greva ka nisur më 25 gusht dhe ka ardhur si pasojë e mos realizimit të kërkesave të SBASHK-ut nga Qeveria e Kosovës, në mesin e të cilave është edhe kërkesa për shtesën prej 100 euro për përballimin e inflacionit deri në Ligjin për Paga. Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci të mërkurën u ka kërkuar mësimdhënësve që të ndërpresin grevën ndërkohë që kryeministri Albin Kurti nuk ka patur asnjë reagim zyrtar.