Një zjarr i madh i është ndezur në një parcele toke pranë ish-uzinës se baterive në Berat.
Mësohet se flakët kanë marrë përmasa të mëdha nga era e fortë që fryn duke u përhapur në të gjithë sipërfaqen e tokës, e duke rrezikuar disa banesa përreth saj.
Zjarri ka devijuar edhe në një parcele e mbjellë me ullinj por fatmirësisht zjarrfikësit e vunë në kontroll. Sipas policisë zjarri ishte i qëllimshëm dhe po punohet për të kapur përgjegjësin.