Ndihmuan kur qyteti kishte nevojë, vlerësohen me certifikata vullnetarët

Duhet të lëçisni

Manastirliu: Rritja e pagave për personelin shëndetësor realitet së shpejti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se rritja sinjifikative e pagave për të gjithë personelin shëndetësor do të bëhet realitet së shpejti”. Gjatë inspektimit...

Themeluesi i antropoligjisë greke, Kumar: Duam apo s’duam ne, me shqiptarët kemi një gjak (film)

Arvanitasi i famshëm Aristidh Kola argumentonte në studion televizive greke praninë e shqiptarëve në historinë e shtetit grek. “Themeluesi i madh i Antropologjisë Greke, Kamuri,...

Lajthit Sandër Lleshaj: Ju mos u mërzisni, nuk shembet Shqipëria nga 3-4 të vrarë

Duke folur për gazetarët nga Gjirokastra në lidhje me vrasjet, atentatet në Shqipëri të ndodhura ditët e fundit, Lleshaj është shprehur se nuk shembet...

Urdhëri i peshkut/ Ambasadorja Yuri Kim po bëhet komike: Meta e Ruçi të punojnë urgjentisht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda 2020-ës

Dikush duhet t’i thotë ambasadores amerikane që prej kohësh është bërë qesharake, teksa me të vetën “jep urdhëra”, por nuk është se ia fërshëllen...

Përballimi i emergjencave të ndryshme si zjarret, përmbytjet, por edhe aktivitete të tjera me interes publik, si pastrimi apo shërbimi në institucione arsimore dhe të kujdesit social, janë disa nga fushat ku Bashkia e Tiranës ka nevojë për më shumë solidaritet dhe angazhim nga vullnetarët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shpërndau certifikata mirënjohje për disa nga grupet e vullnetarëve që veprojnë aktualisht në kryeqytet, të cilët kanë ndihmuar me disa prej sfidave që Bashkia e Tiranës është përballur gjatë këtyre dy viteve.

Në fjalën e tij, Veliaj falenderoi vullnetarët për kontributin e tyre dhe theksoi se ata duhet të jenë një shembull, kryesisht për të rinjtë, se duhet të jenë solidarë kur qyteti dhe qytetarët kanë nevojë për ndihmë.

Duke përmendur eksperiencat më të mira nga bashkëpunimi me vullnetarët, Veliaj u shpreh se aksioni i pastrimit, por edhe ai për rikonstruksionin e çerdheve dhe kopshteve, treguan se Tirana është një qytet solidar dhe di t’i përgjigjet si duhet nevojave të qytetit.

“Mendoja se çështja e pastrimit ishte një mision i pamundur, për të cilin nuk do ndërgjegjësoheshim dot. Kur filluam aksionet e pastrimit vullnetar njerëzit thoshin: ‘Ç’është kjo? Ky po na kthen Enverin. Pse çfarë jemi ne komunistë?’ Po si ka mundësi që të gjitha vendet kapitaliste organizojnë aksione vullnetare për pastrimin e ambienteve publike? Mendoja se ishte mision i pamundur, fillimi ishte pak i vështirë, por sot është bërë më e lehtë që të kemi fushata të organizuara të pastrimit me vullnetarë. Duke filluar nga shtatori, çdo muaj do të kemi një ditë në muaj për një pastrim me themel të qytetit të Tiranës”, tha kryebashkiaku.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

E Freskët taze

Manastirliu: Rritja e pagave për personelin shëndetësor realitet së shpejti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se rritja sinjifikative e pagave për të gjithë personelin shëndetësor do të bëhet realitet së shpejti”. Gjatë inspektimit...

Themeluesi i antropoligjisë greke, Kumar: Duam apo s’duam ne, me shqiptarët kemi një gjak (film)

Arvanitasi i famshëm Aristidh Kola argumentonte në studion televizive greke praninë e shqiptarëve në historinë e shtetit grek. “Themeluesi i madh i Antropologjisë Greke, Kamuri,...

Lajthit Sandër Lleshaj: Ju mos u mërzisni, nuk shembet Shqipëria nga 3-4 të vrarë

Duke folur për gazetarët nga Gjirokastra në lidhje me vrasjet, atentatet në Shqipëri të ndodhura ditët e fundit, Lleshaj është shprehur se nuk shembet...

Urdhëri i peshkut/ Ambasadorja Yuri Kim po bëhet komike: Meta e Ruçi të punojnë urgjentisht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda 2020-ës

Dikush duhet t’i thotë ambasadores amerikane që prej kohësh është bërë qesharake, teksa me të vetën “jep urdhëra”, por nuk është se ia fërshëllen...

8 viktima dhe 144 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut  8 pacientë me COVID-19 kanë humbur jetën. Ministria e Shëndetësisë bën me dije së në 24...