Sevilla do të ketë mundësinë këtë të mërkurë për të fituar trofeun e shtatë të UEFA Europa League. Kundërshtari i andaluzëve, nuk ka shumë histori në futbollin europian megjithatë, është një skuadër që nuk duhet nënvlerësuar, mbi të gjitha me një trajner si Jose Mourinho, që e di shumë se çfarë do të thotë, të fitosh finalet e kupave të Europës, si jofavorit.
Në prag të ndeshjes që do të nisë në orën 21:00, trajneri i spanjollëve, Luis Mendilibar foli për ndjesinë e finales së tij të parë si dhe theksoi se përballjen ndaj Romës, është duke e përgatitur si çdo ndeshje tjetër.
Trajneri spanjoll në konferencën për shtyp para aktit final të Europa League ka folur për ndeshjen ndaj skuadrës së Mou.
“Ne po i afrohemi kësaj finale me qetësi. I thashë Mourinhos se jam i nderuar të përballem me të, është një trajner, i cili ka marrë pjesë në shumë finale ndërsa për mua është e para.
Por po e përgatis sikur të ishte ndonjë ndeshje sepse nuk dua t’i bëj lojtarët nervozë Ata janë të gjithë të disponueshëm dhe të gjithë mezi presin të jenë atje”, ishin fjalët e trajnerit të Sevillas, José Luis Mendilibar në konferencën për shtyp në prag të finales së Europa League kundër Romës.
“Kush do të luajë në vend të Acuna? Të them të drejtën, ende nuk i kam idetë e qarta për këtë. Kam vetëm dy muaj e gjysmë këtu dhe gjërat po shkojnë mirë. Sa për të ardhmen, do të shiko”, ka përfunduar Mendilibar, i cili ka kontratën që e lidh me andaluzianët, e cila skadon në fund të qershorit.