Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Ndërron jetë tek Infektivi, profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Arjan Pushi

Nga Klodiana 0

Shënohet viktima e parë nga COVID-19 mes bluzave të bardha në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ndarjen nga jeta të mjekut hematolog Arjan Pushi.

Mjeku hematolog po trajtohej prej ditësh në spitalin infektiv ndërkohë që nje ditë më parë gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua dhe kolegët e intubuan.

Njoftimi i Ministrisë se Shëndetësisë:

“Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor.

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit”.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej