Ka humbur jetën në spital, shoferja e cila disa ditë më parë u aksidentua rëndë në Gjilan.
Ngjarja ka ndodhur më 15 maj të këtij viti. Sipas policisë, e reja ka vdekur disa ditë pasi është liruar nga spitali.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrespektimi i sinjalistikave rrugore dhe parakalimi i gabuar i mjetet me të cilin po udhëtonte e reja.