Kreu i qeverisë Rama dhe familja e tij e kanë nisur Vitin e Ri në kryeqyet. Familja kryeministrore e ka festuar ndërrimin e viteve në sheshin “Skënderbej”.
Ka qenë kryeministri Rama i cili i pari ka postuar në Facebook një fotografi nga momenti i festës, por pas tij edhe vajza e Linda Ramës, Rea Xhillari ka zbuluar më shumë nga atmosfera familjare.
Ajo ka publikuar dy fotografi përkrah nënës së saj në momentin e ndërrimit të viteve.