• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërkombëtarët po shtyjnë drejt një marrëveshje pozitë-opozitë në Kosovë

13:33 | 07/02/2016
në Kosove Rajon
0

Nga opozita në Kosovë duket se lëvizet nga pozicioni i “ngrirë” drejt takimit të përbashkët me maxhorancën në tryezën e Presidentes së Republikës, Atifete Jahjaga, e cila për në mëngjesin e të hënës i ka ftuar të gjitha subjektet politike parlamentare “për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend”. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deklaruar se lideri i saj, Ramush Haradinaj, është pro mbajtjes së këtij takimi, ndërsa sot pritet një vendim nëse do shkoj vetëm apo do shkoj opozita si e bashkuar.

Ky është një zhvillim i ri, pas takimit të djeshëm të liderëve të  tre partive opozitare, derisa situata e “ngrirë” e Kuvendit të Kosovës me bllokime nga opozita që prej fundverës 2015 vazhdon edhe këtë dimër dhe drejt pranverës, e gjatë kësaj periudhe ftesa më e re e presidentes së Republikës është përpjekja e tretë për t’i ulur në një tryezë pozitën dhe opozitën, por dy herët e kaluara ka zhvilluar vetëm takime të veçanta.

Lexo edhe

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia? –

Kosova përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, dëmtohet Zhegrova –

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Kusari-Lila: Hakmarrje e Beogradit, të reagojnë ndërkombëtarët

Në dy përpjekjet e deritashme, të vitit 2015, për t’i ulur në  një tryezë dialogu pozitën e opozitën, së pari në 19 tetor, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar takim me Hashim Thaçin dhe  Isa Mustafën në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, respektivisht të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shefat e grupeve parlamentare të këtyre dy subjekteve, Adem Grabovcin dhe Ismet Beqirin.  Në takim ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ndërsa, për të nesërmen, në 20 tetor presidentja ftoi për takim kryetarët e tre subjekteve politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Në 7 dhjetor njoftohej se, presidentja e Republikës Jahjaga priti  në takim kryetarët e subjekteve politike opozitare, Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj, kryetar i Nisma për Kosovën, në përpjekje për të tejkaluar situatën e krijuar në vend.

Gjatë ditës, Presidentja ka takuar edhe kryeministrin Isa Mustafa dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, bënte të ditur njoftimi dërguar  në mbrëmje nga Presidenca e Kosovës, pa dhënë hollësi të tjera.

“Ajo që na ndan është shumë më e vogël përballë asaj që na bashkon”, shprehej në 4 dhjetor 2015, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke njoftuar në konferencë shtypi se një ftesë zyrtare u kishte dërguar atë ditë drejtuesve të tre partive opozitare, Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga AAK-ja dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, si dhe zëvendëskryeministrit të parë, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, për një takim  të përbashkët, i cili nuk ndodhi as deri tash.

Në 22 janar 2016, Kryesia e Kuvendit të Kosovës mbajti mbledhjen e parë për sesionin pranveror, në të cilën ishin prezentë edhe kryetarët e grupeve parlamentare, por nuk u përcaktua ndonjë datë për seancë plenare. Ndërsa Kuvendin e Kosovës e presin shumë punë, përfshirë zgjedhjen e presidentit të Republikës, pasi presidentes aktuale i kalon mandati pas dy muajsh, në 6 prill, e sipas Kushtetutës “zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual”.

Opozita, e cila ka kërkesë edhe zgjedhjet e parakohëshme,  ka ritheksuar se “thirrja eventuale e seancave plenare nuk i kontribuon zgjidhjes së krizës politike”, ndërsa ka paralajmëruar protestën e ardhëshme për në ditën e festës së 8 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës -17 shkurt, në Prishtinë.

Në 9 janar 2016, në protestën në Prishtinë, kundër qeverisë, sipas opozitës ishin rreth 100 mijë pjesëmarrës, ndërsa sipas Policisë së Kosovës  ishin 8 mijë.  Më parë, në ditën e festës së 28 nëntorit 2015, në manifestimin e opozitës në Prishtinë sipas vlerësimeve të saj ishin 35 mijë pjesëmarrës.

Në kundërshtim të katër marrëveshjeve të 25 gushtit 2015 me Serbinë, veçmas asaj për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, si dhe të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, tre subjektet opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë dhe Nisma, me gjithësej 31 deputetë në parlamentin 120 anëtarësh, kanë organizuar protesta, aksione simbolike e manifestime, si dhe kanë bllokur Kuvendin e Kosovës edhe me hedhje gazi lotsjellës në sallën e seancave plenare e jashtë saj, ndërsa në këto zhvillime kishte edhe të arrestuar, përfshirë 13 deputetë opozitarë, të cilët ndërkohë janë liruar.

/27.al/

Të Lidhura

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia? –

Rrëmbimi i 3 policëve, Kosova ndalon hyrjen e të gjitha mallrave nga Serbia? –

nga 27
16:45 | 14/06/2023
0

Qeveria e Kosovës pritet që së shpejti të nxjerr vendimin për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia në territorin...

Kosova përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, dëmtohet Zhegrova –

Kosova përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, dëmtohet Zhegrova –

nga 27
16:41 | 14/06/2023
0

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet e qershorit. “Dardanët” kanë ushtruar sot paradite në qendrën nacionale në Hajvali,...

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Kusari-Lila: Hakmarrje e Beogradit, të reagojnë ndërkombëtarët

Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, Kusari-Lila: Hakmarrje e Beogradit, të reagojnë ndërkombëtarët

nga 27
16:32 | 14/06/2023
0

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë brenda territorit...

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

Policët e rrëmbyer në Kosovë dërgohen në Beograd/ Ja çfarë raporton gazetari –

nga 27
16:16 | 14/06/2023
0

Gazetari Idro Seferi ka thënë se sipas informacioneve jozyrtare tre policët e Kosovës që u arrestuan nga policia serbe janë...

Para
Ermira Babaliu: Problemi është imoraliteti

Ermira Babaliu: Problemi është imoraliteti

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –

Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –

21:07 | 30/09/2023
Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

20:17 | 30/09/2023
Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –

20:15 | 30/09/2023
Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –

20:05 | 30/09/2023
Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –

19:59 | 30/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –
  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –
  • Milan bind ndaj Lacios, përkohësisht në krye të Seria A –
  • Arrestohet Aldi Mustafa, ja për çfarë kërkohej –
  • Vijon zjarri në Pishporo, 8 zjarrfikëse punojnë për shuarjen –
  • Sulmi terrorist në Banjskë, gjendet sërish armatim

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri –
  • Qazim Laçi magjik, shënon golin e parë në kampionat –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com