Nderi i humbur i Kryeministrit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nderi i humbur i Kryeministrit

15:30 | 26/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Kryeministri dje lajmëroi se e ka hedh në gjyq gazetarin gjerman të Bild Peter Tiede. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruante:

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije.”

Read more

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

Vetëm 5 ditë para votimeve Ai lajmëron që do të kërkojë drejtësi bash në vendin ku drejtësia nuk vihet në diskutim, në Gjermaninë e mirënjohur për rregullin e të drejtën. Për këtë qëllim ka pajtuar edhe një ndër avokatët më të njohur në Gjermani. Siç e lexuam në komentet e gazetarit të akuzuar nga Kryeministri, Peter Tiede, ky avokat është maja e avokatisë në Gjermani, është ai që mbyll skandalet e milionerëve dhe Vip-ave duke fituar gjyqe që duken të dështuara në nisje.

Kryeministri nuk dha shumë detaje për gjyqin e nisur. Nuk e shpjegoi nëse ky gjyq hapet nga qytetari Edi Rama apo Kryeministri i Shqipërisë, nuk tregoi se për çfarë e akuzon gazetarin në fjalë, nuk tregoi se kush i paguan shpenzimet e tij. Duke mos treguar asgjë, Ai, le të kuptojë që nuk ka për qëllim zbulimin e së drejtës por mbulimin e skandalit të tmerrshëm të përgjimeve. Duke u hapur gjyqi mbyllet debati, njerëzit do presin vendiimin me zemër të ngrirë…

Në fakt opinioni publik ka vetëm një shqetësim për përgjimet. A janë të vërteta apo jo? Këtij meraku i dhanë përgjigje të gjithë aktorët e përfshirë në përgjime duke deklaruar qysh të nesërmen: “Po, unë jam në atë përgjim”. Ndër të tjerë e pranoi edhe Kryeministri.

Këtu mbaron interesi i publikut për përgjimet.

Nëse gazeta nuk duhej ti publikonte ato përgjime kjo është një çështje mes qytetarit Edi Rama dhe gazetës ose gazetarit. Për publikun kjo nuk ka pikë rëndësie.

Kryeministri po përpiqet të shitet si Katerina Blum-i, personazhi i famshëm i romanit “Nderi i humbur i Katerina Blumit” i autorit të njohur gjerman Hajnrih Bël.  Katerina, personazhi i Bël, u bë viktimë e spekulimit mediatik përmes lajmeve krejt të gënjeshtërta të një gazetari monstër që sajonte gjithçka për ta shkatërruar Katerinën. Dëmi është i pakthyeshëm, Katerina Blum e vret gazetarin. Pak më vonë e vërteta del në shesh, Katerina del e pafajshme dhe viktimë e sajesave të gazetës.

Katerina e vret gazetarin dhe në sytë e botës del vrasëse. Por, një shikim i plotë i rrethanave të kryerjes së vrasjes e nxjerr të pafajshme Katerinën. Por dëmi ishte bërë tashmë. Katerina përveçse vrasëse, në sytë e publikut mbeti edhe e damkosur me të gjitha të zezat siç e kishte përshkruar gazetari i vrarë. Ajo kurrë nuk e fitoi nderin e saj të humnbur.

Por a është Kryeministri ynë Katerina Blum-i? A mos vallë edhe këtë të gjorin e shantazhon gazetari i Bild me të pavërteta dhe ky, për të mos shkuar tek vrasja si Katerina qëmoti, ka zgjedhur ta fitojë nderin e humbur përmes Gjykatave të dlira gjermane?!

Sigurisht që Kryeministri nuk është Katerina Blum-i. Ai të merr erzin, del 6 orë në ditë në të gjitha televizionet e vendit (përfshirë të vetin), takon njerëzit më të fuqishëm të botës nga Trump e Obama te Merkel e Macron, Ai zbret nëpër logje burrash ku flet me gratë dhe ua tall “burrat”, ky shkarkon live në televizion Ministra e emëron të tjerë pa i njoftuar. Ky shkakton infarkte nga dhuna emocionale, bën eksperimente të gjithfarëllojshme, tall liderë Opozite, shan me një fjalor të denjë për halabakë dhe thotë për çdo gjë “E çë pastaj”? Edi Rama është dhunuesi më i paskrupullt verbal, përtallësi më fyes që ka njohur ky vend në gjithë historinë e tij. Dhe tallja nga një autoritet suprem siç është Kryeministri është veprimi më fyes, më i palejueshëm, është arsyeja pse një ditë askush nuk do ta kujtojë për mirë. Njerëzit që ti qeveris, zoti Kryeministër, nuk ta kanë borxh talljen.

Që të dal tek tema, të gjitha këto që thashë më lart tregojnë që Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me Katerina Blumi-n. Ai e ka hedhur në gjyq gazetarin sepse do t’u hedhë hi syve të qeverisurve prej tij. Ata kanë nevojë të dëgjojnë prej tij një justifikim, një fjalë, një mbrojtje. Dhe Kryeministri ua jep. “E hodha në gjyq pra” !

Po çfarë do të vendosë gjyqi? Sikur të fitojë Edi Rama, çfarë do të fitojë? A ia rivendos nderin e humbur fitimi i atij gjyqi? E çka nëse avokati i fortë e i mirëpaguar nxjerr fajtor gazetën që i ka publikuar? Kjo nuk tregon që përgjimet janë të paverteta. Kjo tregon që ato duhej të mbaheshin të fshehta nga populli. Dhe tregon vullnetin e Kryeministrit për të dëmtuar këdo që publikon skandalet e Qeverisë.

Ky është një gjyq turpi. Njëqint herë më mirë të mos nisej.

/Express/

Etiketa: Ermal Mulosmanigazetar gjermanKryeministri Edi RamapadiPeter Tiede

Të Lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

nga 27
23:04 | 11/01/2026
0

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

nga 27
22:38 | 11/01/2026
0

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah. Ekipi...

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

nga 27
22:08 | 11/01/2026
0

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

nga 27
21:54 | 11/01/2026
0

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm...

Para
Nisma #EdheUnë mbështetet nga mijëra qytetarë, intelektualë dhe politikanë

Nisma #EdheUnë mbështetet nga mijëra qytetarë, intelektualë dhe politikanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com