Ndërhyrja me helikopter ka bërë të mundur shpëtimin e 4 alpinistëve të bllokuar në Majën e Zhaporres, në Valbonë. Alpinistët kishin mbetur të bllokuar në mal që prej orës 18:00, gjatë eksplorimit të zonës ndërsa njëri prej tyre kishte lënduar dhe këmbën.
Aktualisht, 2 të dëmtuarit po transportohen me helikopter, drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, ndërsa 2 shtetasit e tjerë, që po u vinin në ndihmë të dëmtuarve, ndodhen të akomoduar dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, alpinistët ishin bllokuar në 2328 m lartësi. Policia në reagimin e saj, sqaroi se terreni i thepisur e vështirësonte ndërhyrjen me automjete, ndërsa lindte domosdoshmëria e ndërhyrjes nga ajri.
Asnjë mandat ndërkombëtar nuk ka për arrestimin e tij, Ergys Agasi shkon shpesh në Surrel –
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi doli nga SPAK foli për mediat, duke thënë se “aty gjeti Ergys Agasin,...









