Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Vllaznisë, Esat Rakiqi ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
Rakiqi i cili vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë ka humbur jetë në Shtetet e Bashkuara ku ishte zhvendosur së fundmi për të qëndruar pranë së bijës së tij që jeton atje.
Esati e nisi karrierën si futbollist në moshë të hershme dhe pas tërheqjes nga futbolli i luajtur iu përkushtua trajnimit, profesion që e kreu për 33 vite me radhë.