Nazimja, një grua në botën e burrave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nazimja, një grua në botën e burrave

20:04 | 25/03/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli/

Ka pak njerëz të cilët mund të identifikohen vetëm me mbiemër dhe pa ju përmendur emrin. Këta janë zakonisht sportistë apo dhe politikanë. Ka njerëz të tjerë, të cilët identifikohen vetëm me emrin e tyre, edhe nëse nuk ju përmendet mbiemri. Nazimja është një nga ata. Në Shqipëri, edhe pse në rrudhje të vazhdueshme, emri Nazime, nuk është i rrallë. Ai vazhdon të përdoret rëndom në zonat rurale të vendit. Qoftë si traditë, qoftë sepse në ato zona, tingëllimi i tij oriental, është tërësisht normal dhe i zakonshëm.

Në Shqipërinë atipike që shtrihet vetëm brenda për brenda rrethit të unazës së vogël në Tiranë, Nazimja është minorenia e dikurshme nga periferia e largët, nga fshati Krrabë, që vrau katër vjet më parë me kallashnikov. Vrau një burrë shumë më të madh në moshë, me të cilin kishte pasur një histori tejet të komplikuar. Një marrëdhënie që me gjasë kishte nisur nga dhunimi, rrëmbimi dhe përdhunimi dhe që kishte vazhduar më tej nën Sindromën e Stokholmit, me varësinë e pengut nga pengmarrësi. Me një varësi që ishte këputur vetëm nga breshëria e kallashnikovit duke asgjesuar një jetë (pengmarrësin), duke frakturuar për jetë një jetë tjetër (pengun), duke komplikuar pafund sfidën për mbijetesë të jetës të familjarëve të pengmarrësit (bashkëshortja dhe fëmijët e tij të mitur) dhe duke bërë të njëjtën gjë me një familje tjetër (të afërmit e pengut).

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Katër vjet më parë në tragjedinë shumëplanëshe të Nazimes, vaniteti i përgjithshëm i një shoqërie që ngordh të verë syrin në vrimën e çelësit për të parë jetën e tjetrit, arriti një kulm lebetitës. Pati mjaft diskutime për etikën, për privatësinë, për mënyrën e sjelljes ndaj një të miture, për peshën e ligjit të moralit dhe rëndesën e ligjit penal, për rolin e medias, familjes, vetë shoqërisë, politikës, varfërisë e të tjerë e të tjerë, në të gjithë këtë histori. Pati dhe një debat të gjerë mbi procesin, për dënimin e vrasëses Nazime dhe për pafajësinë e viktimës Nazime. Më pas pati burg për “të dyja Nazimet” dhe shoqëria gjeti të tjera motive për t’u marrë, por duke kujtuar hera-herës një vajzë provinciale të mbyllur në qeli. Një vajzë që kërkonte mëshirë me zë të dridhur, njëlloj siç kërkonte “një mijë lekë për të blerë një kapëse flokësh”, me sms të shkruar me gabime drejtshkrimore. Një sms që e çonte tek celulari i viktimës së saj të ardhshme, që e kishte marrë peng duke i shkatërruar edhe një fejesë që po përpiqeshin t’ja ndërtonin të afërmit e saj. Nazimja ishte “tokë e xanun”. Prej fatit të saj të zi. Prej asaj që vetë fati i kishte parashkruar sa kohë e kishte hedhur në fshatin Krrabë.

Me përjashtim të fundit tronditës me të shtëna, kjo histori është vetëm përjashtim i rrallë në Tiranë. Sepse kështu ndodh pothuaj gjithmonë. Ndryshon vetëm çmimi i “kapëses së flokëve”. Xhesika për shembull, hiret e saj mund t’i shkëmbente në bursën e dashurisë me jetën e një “vajze sheiku”.

Ndryshe nga sa ndodh zakonisht, Nazimja pati një fat të papritur. “Fama” e saj, historia e saj e komplikuar dhe një gazetare që ngjan si një personazh i Kroninit, “prodhuan” një dekret faljeje të Presidentit të Republikës. Eni e “Studios së Hapur” inicoi kohë më parë një fushatë publike për lirimin e Nazimes. Bëri në një mendje dhe Kadarenë dhe Dritëroin (dy shqiptarë të famshëm që njihen edhe vetem me emër pa mbiemër dhe anasjelltas), dhe ata firmosën një kërkesë për Presidentin që ta falë. Edhe emra të tjerë të njohur i kërkuan mëshirë për Nazimen Presidentit, por ai nuk e dha. Ai refuzoi gjatë, por më së fundi e bëri një gjë të tillë. Dhe këtë të premte të fundit të marsit e fali Nazimen që u prit tek porta e burgut nga kamerat dhe gjyshja e saj “që dridhej nga qejfi”, siç thoshte vetë e moshuara me shami të bardhë në kokë.

Një fitore e pabesueshme e Enit në një botë tërësisht maskiliste, por që nuk dihet realisht se sa do t’i vlejë Nazimes. Që tashmë duhet të bëjë aktin më të vështirë të një jete njerëzore: të jetojë në liri! Në burg për të kujdeseshin që të ushqehej në orën e caktuar, të flinte dhe të zgjohej në orën e caktuar, të kishte ujë e drita pa u shqetësuar për pagesën e faturave të tyre e kështu me rradhë; gjithçka nga këto në këmbim të lirisë. Tani, falë Enit, ajo duhet të shërbejë lirinë e saj për të gjetur ushqim, para për faturat dhe kapsen e flokëve, banesë e gjithçka tjetër që i nevojitet një jete njerëzore. Do të jetë jashtë për një jetë që është mbijetesë dhe që mund të rrjedhë vetëm në këtë shtrat mbijetese mes përpjekjesh për të ndërtuar një jetë si nëna e saj, si gjyshja e saj dhe më tej akoma, një jetë si gjithë stërgjyshet e Krrabës.

Në fakt nuk do të jetë larg nga të tjera modele. Televizioni i bën të afërta ato gati si familjaret e saj. Nazimja do të shohë me zilinë më njerëzore të mundshme dhe me dhembjen gjithashtu njerëzore modelet e largëta me emrin Helena, Desada, Inva, Ilva, Elsa, Vera, Eneida, Alketa, Anjeza, Mira, Anila, Jona, Juli, Arlinda, Holta, Rudi, Iva, Iris e të tjera e të tjera fatmirësisht një listë shumë e gjatë me gra që mund të njihen edhe vetëm si emra në Tiranë.

Nazimja, njëlloj si to, njihet vetëm me emër në Tiranë, por ndryshe nga këto gra të famshme, jeton në një tjetër botë. Jeton në botën e egër të burrave. Të atyre lloj burrave, që kur janë të dobët e të pafuqishëm, i duan gratë në gjunjë, por me gojë të mbyllur.

/javanews.al/

Etiketa: drejtshkrimoreEni VasiliKrrabëLorenc VangjeliNazime VishapengmarrësipengusmsStudio e Hapurtokë e xanun

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Drejt BE-së si breshkat e Edi Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025
Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

18:27 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike
  • “Llotarinë” e Gonxhes 4.7 miliardë lekë e fitojnë vëllezërit e artë nga një fshat i Lushnjës

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com