Nata e ndërrimit të viteve, Manastirliu nga Spitali i Traumës: Janë marrë të gjitha masat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nata e ndërrimit të viteve, Manastirliu nga Spitali i Traumës: Janë marrë të gjitha masat

13:34 | 31/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Spitali Universitar i Tramës ka deklaruar se për natën e ndërrimit të viteve dhe ditët në vazhdim janë marrë të gjitha masat që ekipet e shëndetësisë të jenë në gatishmëri të përforcuar për çdo emergjencë mjekësore.

“Gjithë sistemi shëndetësor është në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse në të gjitha ditët e vitit, sidomos në këtë vit pandemie. Të gjithë jemi të angazhuar maksimalisht, strukturat e Urgjencës Kombëtare nëpërmjet 127 janë në gatishmëri të plotë, ashtu sikurse edhe njësia e helikopterëve. Por nga ana tjetër të gjitha spitalet janë të pajisura me të gjitha barnat dhe materialet mjekësore për të përballuar çdo emergjencë gjatë këtyre ditëve të festave. Njësitë e urgjencave në spitale kanë marrë masat për stafet në gatishmëri. Janë të vendosur përveç stafeve të përforcuara, edhe mjekët të cilët janë “on call” që thirren në rastet kur flukset mund të jenë të shtuara”, bëri me dije Manastirliu.

Ministrja Manastirliu apeloi për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë natës së ndërrimit të viteve.
“Ashtu sikurse kanë rekomanduar edhe Komiteti i Ekspertëve për të gjithë qytetarët, duhet të jemi shumë të kujdesshëm që festat të jenë në familjen e vogël. Të jemi të kujdesshëm për arsye të shmangies dhe të kufizimit të përhapjes së virusit, duke festuar me familjen e vogël, por duke garantuar që të jemi të gjithë të shëndetshëm nëpëmjet vaksinimit apo testit depistues në mënyrë që të shmangim qarkullimin e virusit. Nga ana tjetër të gjithë duhet të jemi të sigurtë edhe përsa i përket mjediseve që do të frekuentohen, bare apo restorante për të zbatuar protokollet të cilat janë protokolle sigurie përsa i përket kapacitetit të bareve apo restoranteve, ajrosjes, ruajtjes së distancës”, apeloi Manastirliu.

Read more

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –

FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –

Afati kushtetues drejt fundit, ende s’ka emër konsensual për Presidentin –

Ministrja Manastirliu ka falenderuar mjekët për gatishmërinë dhe sakrificën e tyre jo vetëm në natën e ndërrimit të viteve por përgjatë gjithë periudhës së pandemisë ku ata u kanë shërbyer me përkushtim të gjithë qytetarëve në nevojë.

“Shumë faleminderit edhe njëherë ekipit të Spitalit të Traumës. Nëpërmjet jush të gjithë mjekëve, infermierëve, vaksinatorëve, farmacistëve, stomatologëve, të gjithë ekipeve tona të shëndetësisë, të Urgjencës Kombëtare për punën fantastike që bëjnë çdo ditë. Mirënjohje dhe respekt për të gjithë ju”, tha Manastirliu.
Urdhri i gatishmërisë së përforcuar për spitalet gjatë ditëve të festave, i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, përcakton forcimin e ekipeve në dispozicion për urgjencën 24/7, nga data 31 Dhjetor deri më 5 Janar;

Sigurimin e medikamenteve dhe materialeve mjekësore të ndihmës së shpejtë të nevojshëm për përballimin e çdo rasti që konsiderohet urgjencë mjekësore;
Sigurimit të gatishmërisë së transportit mjekësor me autambulancë për të sëmurët që kanë nevojë për këtë shërbim apo që u nevojitet referimi për asistencë mjekësore më të specializuar;

Hartimin e listës ë mjekëve të gatishmërisë “on call” për çdo shërbim dhe afishimin e saj në mjediset e urgjencës mjekësore të çdo spitali.
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të sigurojë gatishmërinë për të marrë dhe përgjigjur çdo thirrje të ndihmës mjekësore;
Njesia e Transportit Mjekësor me Helikopter ka marrë masat për të siguruar gatishmërinë e helikopterëve mjekësore.

Etiketa: Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes SocialeOgerta ManastirliuSpitali Universitar i Tramës

Të Lidhura

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

nga 27
14:02 | 27/04/2026
0

Qeveria e re hungareze e drejtuar nga Peter Magyar njoftoi se do të rishikojë aplikimin e kredisë 16 miliardë euro...

FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –

FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –

nga 27
13:52 | 27/04/2026
0

Renato Mhillaj, i cili ishte vetëm 13 vjeç në vitin 2016 kur babai i tij Genc Mhillaj u vra me...

13:50 | 27/04/2026
0

Renato Mhillaj, i cili ishte vetëm 13 vjeç në vitin 2016 kur babai i tij Genc Mhillaj u vra me...

Afati kushtetues drejt fundit, ende s’ka emër konsensual për Presidentin –

Afati kushtetues drejt fundit, ende s’ka emër konsensual për Presidentin –

nga 27
13:40 | 27/04/2026
0

Kosova po përballet me presion kohor, pasi nesër përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Kryeministri i Kosovës,...

Para
Erdogani bën thirrje për bojkotimin e pajisjeve elektronike amerikane

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –

14:02 | 27/04/2026
FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –

FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –

13:52 | 27/04/2026
FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –

FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –

13:50 | 27/04/2026
Afati kushtetues drejt fundit, ende s’ka emër konsensual për Presidentin –

Afati kushtetues drejt fundit, ende s’ka emër konsensual për Presidentin –

13:40 | 27/04/2026
Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane –

Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane –

13:32 | 27/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –
  • FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –
  • FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –
  • Afati kushtetues drejt fundit, ende s’ka emër konsensual për Presidentin –
  • Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane –
  • Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment –
  • FOTO/ Këta janë autorët e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren, çfarë treguan kamerat e sigurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com