Nagorno Karabakh një shenjë për shqiptarët – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nagorno Karabakh një shenjë për shqiptarët

16:20 | 18/10/2020
në Bota, Kryesore
0

Nga K.A.

Ndërsa luftimet vazhdojnë në Nagorno Karabakh, ne na duket sikur është në një vend të largët dhe pa ndonjë interes specifik për kombin tonë. Nagorno Karabakh ka një histori të lashtë. Një nga qytetërimet më të hershme në atë zonë nga ku ka zanafillën kultura armene. Është banuar nga armenët që në shek lV para Krishtit. Është quajtur Artsakh. Më pas 387 pas Krishtit ka qenë pjesë e satrapit të Albanisë kaukaziane. (satrapy of Caucasian Albania). Këtu është hapur shkolla e parë armene në shekullin e IV. Në vazhdim pushtohet nga arabët dhe persët, por përherë është lejuar një administrim nga princat lokalë duke pranuar vasalitetin.

Fushë betejë midis Iranit, Rusisë, Osmanëve. Me një popullsi mbi 150 mijë banorë, ku 90% janë armen. Me ardhjen e bolshevikëve, vend i banuar me armenë etnik i kalohet Azerbajxhanit në një marrëveshje tavoline mbase për të vërtetuar tezën që kombe të ndryshëm mund të jetojnë në një shtet, pasi parimet socialiste janë mbi çdo gjë ose mbase për të lënë vatra të hapura konflikti kudo.

Read more

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Megjithëse kaluan shumë dekada armenët nuk ndaluan së luftuari për autonomi dhe në fund për bashkim me Armeninë. Sidoqoftë tema ngeli e pazgjidhur, e ngrirë dhe askush nuk e mori seriozisht Ilham Aliev, kur ditën që erdhi në pushtet deklaroi që do të luftojë e përpiqet çdo ditë që këtë rajon ta marrë përsëri.

Armenët besuan shumë në mbështetjen ndërkombëtare. Lidhja e tyre me Francën, por dhe me Rusinë ishte pika e fortë ku mbështeteshin strategjikisht, por në të njëjtën kohë dhe burimi i përgjumjes së tyre.

Azerbajxhani rriti ekonominë në sajë të burimeve natyrore, por njëkohësisht investoi shumë në pajisje dhe përgatitje ushtarake.

U afrua me Turqinë si asnjëherë më parë. Sheshuan dallimet që kishin dhe befas u bënë një komb me dy shtete. Megjithëse me dallime rrënjësore përsa i përket qasjeve kombëtare, fetare dhe sektike.

Koha e gjetur për të sulmuar ishte domethënëse: Zgjedhjet në Amerikë, kriza e pandemisë, ku çdo shtet është në hall të vet, konfliki Turqi-Greqi etj.

Askush nuk ishte shqetësuar, kur Azerbajxhani investonte në ushtri. Blinte drone, avion, artileri nga Turqia, Rusia e ku të mundte.

Ne nuk mund të mendojmë që përherë do të jemi të përkëdhelurit e Amerikës, që NATO do të hyj në luftë përsëri për ne.

Që situata faktike mes shteteve qëndron në  status quo pambarim.

Që prapambetjen tonë nuk do e shfrytëzojnë fqinjët.

Përherë i forti do e shtypë të dobëtin. Kjo është thjeshte cështje kohe.

Nëse udhëtojmë në trevat shqiptare po ndodh një transformim i madh në mentalitetin e tyre.

Te shqiptarët e Malit të Zi është venit dëshira e bashkimit me Shqipërinë. Nuk duan të bëhen pjesë e rrëmujës tonë.

Shqiptarët e Maqedonisë kanë nisur po ndihen mirë në shtetin e tyre. Me hallet që kanë por vazhdojnë përpiqen për zhvillim e bashkëjetese. As Tirana dhe as Prishtina nuk është një yll tërheqës për ta.

Korrupsioni, amullia qeverisëse në 30 vite, mungesa e investimeve të huaja, kriminaliteti në rritje, pamundësia për zgjidhjen e këtij rrethi vicioz në të dyja këto vende ka krijuar një kaos të mendimit kombëtar.

Është për të ardhur keq kur shihet që në Kosovë ditë e më shumë po ndryshon negativisht qasja për Shqipërinë. Kjo e fundit nuk shihet me si mbështetje e cështjes mbarëshqiptare por thjeshtë si një aktor sipërfaqësor dhe e pasinqertë. Nuk shihet si kontribuuese potenciale e natyrshme e ngërçit ekonomik dhe politik në Kosovë por thjeshtë si dikush që më e mira që mund të bëj është thjeshte mos të ngatërrohet.

Asnjëherë shfrytëzimi i cështjes kombëtare për problemet e brendshme në Shqipëri nuk ka ndodhur si sot.

Të dyja shtetet tona po i tregojnë botës që nuk dinë të vetëqeverisen.

Dy të këqij nuk do mund të bëjnë kurrë një të mirë duke u bashkuar por do të prodhojnë një të keqe më të madhe. Kjo është sfida më e madhe e bashkimit kombëtar.

Por koha nuk fal. Në histori nuk ka gjendje latente. Ka ndryshim dinamik dhe garë mes kombeve.

Nëse nuk zhvillon ekonominë, arsimin, shëndetësinë, rendin, ushtrinë vjen një ditë dhe fqinji të shfrytëzon dobësinë.

Përsëri mendoj që duhet të luftojmë në vazhdim të asaj çka na lanë rilindasit e hershëm.

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është e vetmja rrugë për të rezistuar në kohë.

Ky proces do të nisë realisht vetëm kur të dyja vendet të kenë qasje moderne, transparente dhe mirëqeverisje veç e veç.

Por se bashku do të formojmë shtet më kuptimplotë, treg më tërheqës, ekonomi më vitale, buxhet më të madh. Popullsi më shumë. E kemi kusht zgjimin tani që mos të derdhim gjak nesër. Të jemi për njëri tjetrin, të jemi për Europën dhe Amerikën. Duke qenë të këqijtë e vetes s’do jemi të mirët e askujt.

Etiketa: Nagorno Karabakhshenjëshqiptare

Të Lidhura

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

nga 27
15:05 | 03/02/2026
0

Trupa e Gjykatës Kushtetuese nuk arriti të marrë një vendim as këtë të martë për ankimimin e kryeministrit Edi Rama...

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

nga 27
14:45 | 03/02/2026
0

Pas vështirësive të shumta në aksin Qukës–Qafë Plloçë dhe bllokimit për tetë orë të aksit Prrenjas–Librazhd në kthesat e Dragostunjës,...

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

nga 27
14:15 | 03/02/2026
0

Nga ora 14:00 e së martës, 3 shkurt, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk do të lejohen të dalin në...

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

nga 27
14:11 | 03/02/2026
0

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar mazhorancën se po e kthen Kuvendin në një “zyrë protokolli” që miraton automatikisht nismat...

Para

Vdes nga COVID 33-vjeçari instruktor palestre që mohoi ekzistencën e virusit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –

15:05 | 03/02/2026
Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

14:45 | 03/02/2026
Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –

14:15 | 03/02/2026
Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –

14:11 | 03/02/2026
Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –

Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –

13:39 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –
  • Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –
  • Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë –
  • Vetëm hajduti fshihet, rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku –
  • Po vdesin njerëz për mungesë trajtimi shëndetësor, 42 herë kanë ikur dritat vetëm dje –
  • Ndeshjet vendimtare të muajit mars, FSHF bën ndryshime në stafet e kuqezinjve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fjala e Ramës urdhër për Gjykatën Kushtetuese? Shtyhet përsëri vendimi për Ballukun –
  • Kompania ‘Gjoka konstruksion’ kryen shpërthime me tritol, bllokohet nga shkëmbinjtë rruga e Dhërmiut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com