Myzerimi pati vetëm një “mëkat”: Besoi se do çante në jetë me punë të ndershme

Duhet të lëçisni

Zyrtarët e shëndetësisë tanimë janë të bindur: Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse që shkenca njeh!

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po vazhdojnë paralajmërimet për rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, për të cilin thonë se është ndër viruset më ngjitëse...

Shoqërohet nga policia e Elbasanit djali i Azem Hajdarit, në makinë i gjendet drogë

Është shoqëruar djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë. Burime  bëjnë me dije se...

Bie lehtë numri i rasteve të reja Covid, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

MSH ka publikuar bilancet e fundit me Covid-19. Në 24 orët e fundit nuk ndërroi jetë asnjë person, teksa janë regjistruar 31 raste të reja. Ndërkohë...

“Qëlloi me anti-tank”, zbulohet dosja e bosit të kokainës, si nisi hasmëria mes fiseve në Elbasan

Nga Xhensila Kodra Burimet  zbardhin dosjen e plotë të vendimit që Gjykata e Elbasanit dha në 25 Shkurt 2003 për Agim Çermën i cili u...

Nga Blendi Fevziu

Myzerim Zeneli duhet të ketë qenë i gëzuar dje, në ditën e tij të parë të punës. Punës që i siguronte jetesën për vete dhe një ndihmë për nënën në gjendje tejet të vështirë. E gëzuar duhet të ketë qenë edhe nëna e tij, që e rriti jetim dhe që besoi se tashmë djali do t’i dilte krah. Asnjë nga të dy s’mund ta dinte që kjo do të ishte jo vetëm dita e fundit e punës, por edhe e jetës së tij. Jetës kaq të re dhe fare të pafajshme. Ai nuk çoi dot as rrogën e parë në shtëpi, ndërsa në xhep ju gjetën vetëm 30 lekë.

Nuk ndihmoi dot as nënën që sot po kërkon nëpër të afërm dhe komshinj lekët e arkivolit me të cilin do të çojë të birin në varr. Do ta çojë me pishmanin e çdo prindi që nuk i siguroi dot djalit thuajse asgjë në jetë.

Myzerim Zenelin se thërriste askush në emër, thoshte sot një lajm. I thërrisnin “Jetimi”, sipas një mendësie neveritëse të shoqërisë shqiptare. Por sot, me siguri, kushdo që e ka lexuar emrin e tij, do ta ketë shumë të vështire ta harrojë.

Myzerimi ishte nje nga mijëra e mijëra te rinjtë e Shqipërisë që aspironte një jetë normale. Ishte nj prej atyre që punojnë nga mëngjesi në darkë, që sakrifikojnë, që japin gjithçka dhe paguhen aq pak. Ishte një prej të rinjve që me punën e tyre mbajnë mbi supe këtë vend. Që vuajnë padrejtësi dhe qe s’dinë ku t’i denoncojnë ato.

Myzerimi pati vetëm një “mëkat” në jetë.  Besoi, se do çante ne jetë me punë të ndershme dhe me përkushtim. Nuk u bë trafikant; nuk futi një revole në brez të bëhej vrasës me pagesë; as kërcënoi njeri, as grabiti kënd. Thjesht punoi. Ose tentoi te punojë sepse jetën ja morën që ditën e parë të punës së tij.

Ai ra viktimë e mendësisë së ngulitur në këtë vend sot e 30 vjet, qe prona merret me dhunë, që territori zihet me forcë, që gjithçka grabitet, ndërtohet pa leje, kthehet në pasuri dhe ne fund, legalizohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Që gjithçka bëhet fakt i kryer dhe përpara faktit të kryer, ligji dhe shteti nuk funksionojnë. Madje për arsye elektorale, shteti është kthyer në një makinë legalizimi, që ndëshkon qytetarin e Ndershëm, qytetarin model, qytetarin që respekton lagjin dhe shpërblen atë që ka vjedhur, ka thyer ligjin, ka ndërtuar pa leje, ose siç thuhet në jetën e përditshme, “Ka forcë ”. Dhe në këtë botë të forcës ligjin e bëjnë armët, ato armë që i morën jetën një 20 vjeçari, që askush s’e thërriste me emër, por qe sot, familja po e zbret poshtë në varr. Kanë vrarë një të ri, kanë vrarë një qytetar të këtij vendi, kane vrarë një njeri që respektonte ligjin. E kanë vrarë kot. E kanë vrarë sepse nuk zgjidhnin dot kush do vinte 4 shezllone më shumë në plazh, po aq vend sa do marrin sot në varreza të katërt bashkë.

Myzerim Zenelin se njihte askush. Por ai mund të ishte secili nga ne. Mund të ishte secili qe ulet në një kafe plazhi a qyteti me dëshirën të shijojë thjesht një ekspres. Myzerimi është akuza e gjallë ndaj kujtdo qe mund ta ndalte këtë vrasje dhe s’e ndali dot. Është pasqyrë e asaj që mund të ndodhë edhe nesër, në një vend, ku grabitësi quhet i zoti dhe ai që respekton ligjin dhe punon, “i paafte”. Zoti qoftë me ty Myzerim. Ti ishe padyshim më i zoti nga te gjithë ne, edhe pse plumbat ta prenë jetën dhe ëndrrën në mes…

/Opinion/

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Zyrtarët e shëndetësisë tanimë janë të bindur: Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse që shkenca njeh!

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po vazhdojnë paralajmërimet për rrezikshmërinë e variantit Delta të koronavirusit, për të cilin thonë se është ndër viruset më ngjitëse...

Shoqërohet nga policia e Elbasanit djali i Azem Hajdarit, në makinë i gjendet drogë

Është shoqëruar djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mban të njëjtin emër me babanë e tij të ndjerë. Burime  bëjnë me dije se...

Bie lehtë numri i rasteve të reja Covid, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

MSH ka publikuar bilancet e fundit me Covid-19. Në 24 orët e fundit nuk ndërroi jetë asnjë person, teksa janë regjistruar 31 raste të reja. Ndërkohë...

“Qëlloi me anti-tank”, zbulohet dosja e bosit të kokainës, si nisi hasmëria mes fiseve në Elbasan

Nga Xhensila Kodra Burimet  zbardhin dosjen e plotë të vendimit që Gjykata e Elbasanit dha në 25 Shkurt 2003 për Agim Çermën i cili u...

Djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish 

Shkruan Fahri Xharra* “Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore,...