Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka festuar mbrëmë 31-vjetorin e lindjes në një atmosferë të veçantë, i rrethuar nga shokët e tij të ekipit kombëtar.
Festimi u kthye në një surprizë të bukur për beratasin, pasi mbrojtësi Elseid Hysaj iu afrua me një tortë në duar, duke e surprizuar në momentin e fikjes së qirinjve. Në sallën e ngrënies ishin të pranishëm edhe lojtarë të tjerë të Kombëtares, të cilët e uruan me këngën tradicionale të ditëlindjes.
Pas ceremonisë së shkurtër festive, Uzuni mbajti edhe një fjalim përpara bashkëlojtarëve të tij.
“Jam shumë i lumtur që e festoj ditëlindjen time me ju këtu, është kënaqësi të jem këtu. I uroj mirëseardhjen stafit të ri në Kombëtare”, u shpreh sulmuesi beratas.
Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe atmosferë pozitive për Kombëtaren shqiptare, që tregoi edhe një herë frymën e bashkimit brenda skuadrës.










