Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se këtë të enjte nuk do të zhvillohet Foltorja e përjavshme para SPAK-ut, pasi gjatë ditës janë parashikuar disa aktivitete të tjera.
Ai bëri të ditur se Partia Demokratike mund t’i bashkohet protestës së organizuar nga Koalicioni për Familjen, e cila zhvillohet në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe kundërshton vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për terapinë hormonale për personat transgjinorë.
“Do të diskutohet, sot ka disa aktivitete tani, kemi disa probleme sot. Sot është dita e fëmijëve, por Koalicioni për Familjen ka vendosur, më thonë se edhe ai do bëjë një protestë.
Dhe shanset janë që ne të mbështesim sot protestën e koalicionit për familjen. Sepse, është 1 qershori. Ju e patë që, po kjo do njoftohet. Ju e patë domethënë, se në ç’mënyrë më kriminale, perverse, Edi Rama me Salën, me këtë ministren, vendosën që të përdorin terapinë për ndryshimin e gjinisë tek 14-vjeçarët.
Jashtë çdo lloj, jashtë çdo lloj kriteri, qoftë biologjik, qoftë sociologjik, qoftë të përgjegjësisë. Kjo është t’ia rrëmbesh prindërve fëmijën nga gjiri i tyre.
Dhe ky është një akt i shëmtuar, antiligjor, nuk jemi kundër, më fal, ka një moshë të caktuar në të cilën fëmija, se nuk jemi t’i injorojmë, diskriminojmë, jo. Por jemi, mosha më ideale është mosha e përgjegjësisë, 18-22 vjeçare. Çdo veprim para kësaj moshe është një atentat në identitetin njerëzor. Dhe unë shpreh solidaritetin tim me aleancën për familjen”, tha Berisha.











