“Muzika shqiptare i bën reklamë kokainës”, gazetari: Një komb s’mund të egzistojë nëse nuk ka kulturë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Muzika shqiptare i bën reklamë kokainës”, gazetari: Një komb s’mund të egzistojë nëse nuk ka kulturë

20:15 | 25/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Gazetari i njohur shqiptar, Alfons Zeneli ditën e sotme është shprehur se një komb nuk mund të quhet i tillë dhe nuk mund të egzistojë nëse nuk ka kulturë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se kënga ka një impakt të jashtëzakonshëm, të thellë, të shpejtë dhe shumë masiv për publikun.

Gjithashtu gazetari Zeneli merr si shembull këngët e repit dhe hiphopit ku thekson faktin se ato janë të mbushura plot sharje e fjalor vulgar, ku edhe citon disa tekste të tyre.

Read more

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Postimi i plotë:

Nje komb nuk mund te quhet dhe nuk mund te egzistoje si i tille nese nuk ka boshtin e vet kulturor, qendren gravitacionale kulturore. Nje pjese fatalisht e rendesishme e kultures eshte kenga. Ajo ka nje impakt te jashtezakonshem, te thelle, te shpejte dhe shume masiv me publikun. Roli qe ajo luan ashtu gradualisht, fuqishem dhe pakuptuar ne forminim estetik te shoqerise eshte i dores se pare. Po te shikosh historite dhe mardheniet e botes se repit e hiphopit do veresh se ato jane nje terren i mbushur plot sharje dhe fjalor vulgar, kokaine, arme, vrasje, vjedhje, plagosje, grabitje, vrer, urrejtje. Nuk ka shume kohe qe po lexoja se si kercenoheshin me jete ne distance dy repere. Pra nuk eshte fjala se ata kane vetem tekstet te dhunshme, por edhe mardheniet e tyre reale jane te atilla. Permbajtja e teksteve te kengeve perfaqson me besnikeri boten e tyre te brendshme, qellimet, shijet, drejtimin, aspiratat. Nga ana tjeter a imagjinoni dot duke u rrahur me grushta, thika, duke u gjuajtur me arme zjarri apo duke u share publikisht me fjale te pista Sevie Wonder me Phil Collins? Apo Inva Mula me Ermonela Jahon? E kam fjalen qe shembujt dhe realitati na ofrojne nje pamje krejt te qarte te ndikimit te jashtezakonshem qe arti ka mbi njeriun. Sic do te shihni me poshte, keto qe po them do i ilustroj dhe me disa shembuj konkrete. Besoj se cdo njeri normal do te tmerrohet duke pare se ne cfare niveli fundor po rrezikon te groposet njehere e mire shoqeria. Tekste kengesh te shfaqura ne publik diten per diell ku i behet reklame kokaines, ku kengetari tregon se mban dhe perdor arme dhe se me to i zgjidh problemet, ku kercenohet drejtperdrejt jeta e kengetarit armik, tekste ku vetem 1% e fjaleve jane te lejueshme, ku iu thuret lavd orgjive, konflikteve, urrejtjes etj etj, jane dhe duhet te jene objekt jo vetem i qytetareve, jo vetem i Ministrise se Kultures por edhe i Ministrise se Rendit. Si eshte e mundur qe te lejohet ne qarkullim nje kenge qe reklamon kokainen apo lende te tjera narkotike??? Kush duhet te pergjigjet per presionin publik qe nje turme analfabetesh ju ebn femijeve, adoleshenteve dhe gjithe brezin e ri? Pergjegjesi e kujt eshte kjo ceshtje madhore? Perse nese dikush demton murin e Kalase se Lezhes ndalohet, gjobitet apo procedohet penalisht? Sepse Kalaja e Lezhes eshte monument kulture dhe mbrohet me ligj nga shteti. Po kenga cfare eshte? Nuk eshte kulture? Nuk duhet mbrojtur? Po femijet cfare jane? Nuk duhen mbrojtur nga ligji? Si duhet zgjidhur? Nje rol skandaloz dhe te pajusitifikueshem luajne dhe mediat me ndonje perjashtim. Po te shikoni faqet “kulturore” te tyre do perballeni me nje koncept e mentalitet te ceket e idiotesk te frikshem. Psh, shumica e paraqitjeve qe gazetaret pergjegjes per keto lloj kronikash iu bejne kengetareve perifrazohen pothuajse te gjitha ne kete sens : ” Kengetarja X ka publikuar kengen e saj me te re dhe i ka magjepsur fansat me look-un e ri. Kengetarja Y kete radhe ka korrur sukses te jashtezakonshem me gjoksin, buzet dhe vithet e sapo bera. Kengetarja Z cmend fansat e saj…del ne skene pa mbathje. Ky eshte lapsusi ii tyre logjik i cli tregon se si e kane devijuar misionin e kenges dhe artit ne teresi pseudokengetaret dhe si ju vijne nga pas ne te njejten frekuence pseudogazetaret.
Ja tani disa citime nga disa kenge qe qarkullojne per publikun shqiptar. Ju siguroj se nuk jane me banalet e mundshme. Ka edhe me keq. Nuk keni pare gje akoma.

(tekst kenge e Noizit)
“Jam i ftum dhe nje here si special i nates
Si pidh some prap n’krye t’rradhes
Me kapuç n`kry prap me 50 veta
Noizy e ndez skenen sikur me kercit barreta”

(kenge tjeter e noizit)
“Tash po ndroni stilin doni me u Bo si noizy,
Por une nuk e zgjodha mu ket rrug ma fali zoti,
Kurr nuk boj gjasme as nuk lypi shkaqe,
Une jam kanabis ndersa ti je manushaqe, ”
(Vini re se se si e tall, e percmon simboliken e manushaqes. )

( tekst kenge nga Meda)

“Ti Oj Syn e Zi Hej Hej,
Kiss Kiss e Ki,
Ti o Jeta Jem Hej Hej,
Je Fiks Për Qejfin Tem
Ti Oj Syn e Zi Hej Hej,
Kiss Kiss e Ki,
Ti o Jeta Jem Hej Hej,
Je Fiks Për Qejfin Tem”

Refreni i nje kenge te Ponit
REF 2X
Amerikano sa mire po na shkon
Italiano sa mire po na shkon
Diaspora sa mire po na shkon
Ooo sa mire po na shkon

Etiketa: Gazetari Alfons ZenelikengekengetarKomb shqiptarkulturëmedia

Të Lidhura

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

nga 27
16:16 | 25/12/2025
0

Policia e Patosit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas 51 vjeç, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike...

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

nga 27
15:58 | 25/12/2025
0

Dy termocentrale të vjetra prej disa dekadash, Kosova A dhe Kosova B, e mbajnë mbi supe barrën e furnizimit me energji...

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

nga 27
15:46 | 25/12/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në zonën e Valiasit, në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

nga 27
15:30 | 25/12/2025
0

Real Madrid ka transformuar stadiumin “Santiago Bernabeu” në një park argëtues për festat e fundvitit. Pas përfundimit të rikonstruksionit të...

Para
Infektohet me koronavirus miliarderi italian, infektohen dhe 52 persona, staf i klubit të tij

Infektohet me koronavirus miliarderi italian, infektohen dhe 52 persona, staf i klubit të tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com