Muzeu Arkeologjik Durrës, “thesari i Adriatikut” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Muzeu Arkeologjik Durrës, “thesari i Adriatikut”

13:51 | 25/06/2018
në Shqiperi
0

Përgjatë 3000 viteve Durrësi ka qenë pika lidhëse e tregtisë që zhvillohej në pellgun e Mesdheut dhe Adriatikun Lindor, duke u quajtur nga autorët antik edhe si “Taverna e Adriatikut”.

Sot qyteti ka muzeun arkeologjik më të madh në Shqipëri. Muzeu i vjetër u hap në mars të vitit 1951, duke ekspozuar objektet e zbuluara në nëntokën e zonës së Durrësit. Godina e muzeut të ri u hap në vitin 2002 dhe sot ka një pavijon të vizitueshëm, ku paraqiten objekte arkeologjike të prehistorisë, periudhës arkaike dhe asaj të antikitetit. Përveç amforave dhe spirancave të zbuluara në fundin e detit, muzeu ka edhe një fond të pasur, që në të ardhmen do të jetë pjesë e pavijonit të mesjetës.

Në Muzeun Arkeologjik të Durrësit krahasuar me një vit më parë, muajt e fundit është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve nga brenda dhe jashtë vendit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Këtë vit, krahasuar me vitin e kaluar kemi afro 40 përqind më shumë vizitorë, të huaj kryesisht por edhe vizitorë vendas. Ne jemi në bashkëpunim të plotë edhe me agjencitë ‘tour operation’, që sjellin turistë nga e gjithë bota. Kryesisht risia e këtij viti është se kemi pasur vizitorë edhe nga vende që nuk kanë qenë shumë të referueshëm për Shqipërinë”, tha për ne Albert Koni, përgjegjës i muzeut dhe amfiteatrit të Durrësit.

Objektet prej guri dhe hekuri sjellin gjurmë të prehistorisë, duke vijuar me periudhën arkaike, ndërsa ato prej qeramike që datojnë nga shekulli IV Përpara Erës Sonë, shfaqin zhvillimin kulturor dhe ekonomik të qytetit, përgjatë periudhës helenistike. Ndërsa monedhat e prera në Dyrrahun antik dëshmojnë zhvillimin e qytetit përgjatë periudhës romake.

“Të gjitha objektet që janë ekspozuar në muze janë gjetur në Durrës dhe përreth Durrësit. Janë mbi 2000 objekte, një pjesë e madhe prej tyre janë me vlera unikale që mund të vizitohen vetëm në Muzeun e Durrësit”, u shpreh arkeologu Bledar Bica, ciceron i Muzeut Arkeologjik Durrës.

Muzeu gjendet në “Shëtitoren Taulantia”, pranë “Vollgës” dhe në sezonin turistik, nga 1 maji deri në 15 tetor, është i hapur çdo ditë (e hënë – e dielë), nga ora 09:00-19:00. Përgjatë dimrit muzeu qëndron i hapur në orarin 09:00-16:00, nga e marta në të dielë (e hëna është pushim).

/www.amfora.al/

Etiketa: DurrësMuzeu Arkeologjik Durrës

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para

BE- Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com