Arrestohet në flagrancë një 55-vjeçar për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të bimëve narkotike.
Në pranga ka rënë shtetasi Fatlum Halili 55 vjeç, banues në fshatin Dragoç, Shkodër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, si dhe në oborrin e banesës së tij ju gjetën të kultivuar disa fidanë Cannabis Sativa.