Mungesa e gjumit, jo vetëm që dëmton sistemin imunitar, metabolizmin e karbohidrateve dhe hormoneve që japin oreks, por edhe modifikon metabolizmin e lipideve dhe rrit rrezikun për arterosklerozë. Studiuesit e Universitetit të Helsinkut kanë evidentuar se orët e pakta të gjumit ndikojnë edhe te metabolizmi i kolesterolit dhe për pasojë edhe në shëndetin e enëve të gjakut.
Rezulton se personat që flenë më pak gjumë seç duhet, përballem me risqe më të mëdha për të pasur sëmundje kardiovaskulare. Mungesa e gjumit ndikon në metabolizmin e karbohidrateve në të njëjtën mënyrë si diabeti. Studimi i fundit shqyrton ndikimin e privimit të gjumit në metabolizmin e kolesterolit, qoftë në aspektin gjenetik, po kështu sa u përket lipoproteinave në gjak.
Për ta bërë këtë, ai përdori tri grupe të të dhënave: Një eksperiment të zhvilluar në laborator, të cilit iu nënshtruan 21 persona, gjumi i të cilëve u privua përgjatë një jave, dhe dy studime epidemiologjike me dy grupe personash, praktikisht 518 persona dhe 2221 të rinj. Ndryshe nga personat që bëjnë gjumë të bollshëm, të privuarit nga gjumi kishin një numër më të vogël të lipoproteinave HDL apo kolesterolit të mirë, si dhe aktivitet më të paktë të gjeneve që marrin pjesë në rregullimin e kolesterolit. Studiuesit theksojnë se të dy këta faktorë kontribuojnë në fillimin e arteriosklerozës dhe vetëm pas një jave gjumi të pamjaftueshëm fillojnë të shihen ndryshimet e para.