Mjeku kirurg përballet me Sherefedin Shehun e PD-së në garën e 11 shtatorit
Muharrem Rama është përzgjedhur si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Dibrës. Mjeku kirurg i Dibrës ka vendosur kështu të përballet me kandidatin e fortë të PD-së, Sherefedin Shehu në garë për Bashkinë e Dibrës. Burime të 27.al, bëjnë me dije se Muharrem Rama, është kontaktuar orët e fundit nga Rama, i cili i ka komunikuar vendimin se do të jetë kandidati i PS-së për Dibrën. Mediat kishin publikuar emrin e Dionis Imerajt si kandidat të mundshëm i PS-së në Dibër. Por, zhvillimet e orëve të fundit kanë çuar në një tjetër zgjedhje, atë të mjekut kirurg, Muharrem Rama.
Duket se do të jetë një garë e vështirë, për shkak jo vetëm të kandidatit të fortë të PD-së, por edhe të imazhit të shkatërruar të Rilindjes nga paraardhësi i tij socialist, Shukri Xhelili.