Duke nisur nga dita e martë do të ketë një kthesë të papritur për sa i përket motit në muajin Shkurt.
Do të mbizotërojë moti me shi dhe erëra të forta prandaj dhe autoritetet detare kanë bërë thirrje për marrjen e masave për të shmangur incidentet.
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në datat 4-5-6 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet dhe pritet që bregdeti shqiptar të përfshihe nga era me drejtim veri-perëndim dhe shpejtësi deri në 32 milje në orë. Forca e detit do të jetë 6 deri në 7 shkalla bufort.
Drejtoria e Përgjithshme Detare (DPD) kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...








