Mediat angleze kanë zbuluar se klubi anglez i Manchester United synon ta afrojë në “Old Trafford” lojtari i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.
Lajmi përcillet nga revista angleze e futbollit “Shoot”.
Sipas revistës britanike shkodrani, është pikërisht njeriu që Josè Mourinho kërkon në merkaton e dimrit për të forcuar prapavijën e skuadrës që drejton.
“Special One” pëlqen edhe Alessandro Florenzi-n e Romës, por sipas “Shoot”, karakteristika e shqiptarit janë pikërisht ato që përshtaten me skuadrën angleze.