Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan. Një motor që drejtohej nga një vajzë 32-vjeçare me iniciale K. S., 33 vjeç që po udhëtonte me biçikletë.
“Më datë 14.01.2022, rreth orës 19: 20, në lagjen Emin Matraxhiu, motomjeti me drejtues shtetasen I. E., 32 vjeçe, ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin K. S., 33 vjeç. Për pasojë është dëmtuar shtetasi K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia përtej normave të lëjuara, ndërsa policia nuk ka qenë në patrullim.