Një 37- vjeçar me iniciale A.L., duke udhëtuar me një motoçikletë që e drejtonte pa leje drejtimi, në fshatin Rranxa është përplasur me një mjet bujqësor (zetor), me shoferin e identifikuar me iniciale E. Rr., 38 vjeç, banues në fshatin Rranxa dhe si pasojë e përplasjes mjeti bujqësor është përmbysur.
Drejtuesi i mjetit bujqësor u dëmtua gjatë aksidentit dhe për pasojë ndërroi jetë.
Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme ndërsa sot policia njoftoi arrestimin e 37- vjeçarit i cili do të përballet me akuzën për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.